Lajme
Studim: Dy dozat e Pfizerit sigurojnë 33% mbrojtje ndaj variantit Omicron
Sipas një studimi në shkallë të gjerë në Afrikën e Jugut, përfundimet e të cilit u publikuan të martën, vaksinimi me dy doza të Pfizer-it siguron vetëm 33% mbrojtje kundër infeksionit nga varianti Omicron i koronavirusit, por mbrojtja kundër rasteve që kërkojnë shtrim në spital ishte 70%.
Analiza e parë në shkallë të gjerë për efektivitetin e vaksinës në rajonin ku u zbulua varianti i ri, mbështet atë që dihej paraprakisht – se Omicroni është më lehtësisht i transmetueshëm dhe se vaksina Pfizer nuk është aq efektive në mbrojtjen kundër infeksionit sa ishte kundër variantit Delta. Analiza u bazua në më shumë se 211,000 rezultate pozitive të testit COVID-19, 41% nga të rritur që kishin marrë dy doza të vaksinës Pfizer.
Studimi u krye nga Discovery Health, kompania më e madhe e sigurimit shëndetësor privat në Afrikën e Jugut dhe Këshilli i Kërkimeve Mjekësore të Afrikës së Jugut./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati