Lajme
Studim: Doza përforcuese, 80 për qind efektive kundër Omicronit
Hulumtuesit britanikë e kanë analizuar ndikimin e mundshëm që doza përforcuese e vaksinës do të ketë ndaj variantit Omicron dhe thonë se ajo mund të ofrojë rreth 85 për qind mbrojtje kundër sëmundjes së rëndë.
Kjo shifër është pak më e ulët se mbrojtja që vaksina e ka ofruar kundër varianteve të mëhershme të koronavirusit, por nënkupton se doza përforcuese ende do të duhej të mbajë shumë njerëz larg spitalit.
Hulumtimi i ekipit nga Kolegji Perandorak i Londrës është i mbështetur në të dhëna të kufizuara rreth variantit Omicron. Hulumtuesit thonë se ekziston një shkallë e lartë e paqartësisë derisa të grumbullohen më shumë të dhëna nga bota reale.
Puna preliminare e shkencëtarëve lë të kuptohet se do të ketë rënie të efikasitetit të vaksinës kundër Omicronit. Edhe me dozën përforcuese, mbrojtja kundër sëmundjes së rëndë nga Omcironi mund të jetë mes 80 e 85.9 për qind, në krahasim me rreth 97 për qind për variantin Delta.
Njëra nga hulumtueset, profesoresha Azra Ghani, tha: “Një paqartësi e mbetur është se sa e rëndë është sëmundja e shkaktuar nga varianti Omicron në krahasim me sëmundjen e shkaktuar nga variantet e mëparshme. Përderisa mund të nevojiten disa javë për ta kuptuar këtë, qeveritë duhet të vendosin plane tani për ta luftuar ndonjë ndikim të mundshëm”./BBC
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit