Lajme
Studim: 94 për qind e vendeve konsumojnë ushqim të tepërt
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit, 94 për qind e vendeve konsumojnë më shumë ushqim sesa sasia e rekomanduar në renditjen e bërë bazuar në konsumin ditor të kalorive të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Sipas gazetës “Daily Mail”, në 173 nga 184 vendet e ekzaminuara në studimin “OurWorldInData” të Universitetit të Oksfordit, u zbulua se njerëzit konsumojnë më shumë se 2 000-2 500 kalori të rekomanduara ditore për të dyja gjinitë.
Të dhënat e përdorura janë llogaritur mbi sasinë mesatare të ushqimit të blerë nga çdo familje.
Bahreini me 4 012 kalori, SHBA-ja me 3 868 kalori, Irlanda me 3 850 kalori, Belgjika me 3 824 kalori dhe Turqia me 3 762 kalori janë në krye të listës, ndërsa Republika e Afrikës Qendrore është në fund të listës me 1 641 kalori.
Studimi zbuloi gjithashtu se në Bahrein, katër nga 10 të rritur vuajnë nga obeziteti.
Në studim thuhet se konsumimi i tepërt i ushqimit është shkaktari i parë i obezitetit dhe numri i rasteve në mbarë botën, i cili ishte 175 milionë në vitin 1970, sot ka arritur në një miliard.
Studimi tërheq vëmendjen për rrezikun e rritjes së përqindjeve të obezitetit, duke thënë se sëmundja në fjalë mund të shkaktojë hipertension, sëmundje të zemrës, Alzheimer dhe probleme të tjera shëndetësore.
Po ashtu theksohet se megjithëse kaloritë e ushqimit rriten dita-ditës, elementet ushqyese ulen dhe rezultati është që njerëzit fillojnë të hanë më shumë për të marrë më shumë lëndë ushqyese të dobishme.
Të dhënat e hulumtimit janë marrë nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










