Kuriozitete
Studim: 10 profesionet ku punonjësit janë më të lumtur
Ky studim mori në pyetje më shumë se një mijë amerikanë për projektin e tij “Good Work Project”, në lidhje me kënaqësinë e tyre në punë
Duket se nuk janë vetëm paratë ato që na bëjnë të lumtur – kjo është e vërtetuar edhe nga një studim për një kohë të gjatë i profesorit të Universitetit të Harvardit, Howard Gardner. Ai mori në pyetje më shumë se një mijë amerikanë për projektin e tij “Good Work Project”, në lidhje me kënaqësinë e tyre në punë, përcjell albinfo.ch.
Në këtë studim, pjesëmarrësit duhet t’u përgjigjeshin pyetje të tilla – si për shembull nëse e konsideronin punën e tyre të rëndësishme apo nëse ato janë të njohura. Sjellja e eprorëve, marrëdhënia mes kolegëve, atmosfera në punë, luanin gjithashtu një rol të rëndësishëm në këtë hulumtim.
Rezultati është një klasifikim i profesioneve në të cilat njerëzit janë veçanërisht të kënaqur.
Duhet theksuar se rezultatet në këtë studim ishin befasuese – yjet e muzikës, futbollistët profesionistë apo menaxherët nuk bëjnë pjesë në këtë klasifikim. Në krye të renditjes janë punët artizanale apo ata, puna e të cilëve është në kontakt me njerëz të tjerë. Nga ky studim, paraja duket se nuk ka dhe aq rëndësi. Në fakt, në tre vendet e para të klasifikimit janë profesione që nuk kanë dhe aq prestigj dhe janë pak të paguara, transmeton ekonomia online.
Sipas “Indeed Hapines Index 2016”, pesë faktorët kryesorë për kënaqësinë në punë janë balanca e mirë punë-jetë, të qenët i aftë, aftësitë drejtuese, kultura e punës dhe siguria në punë, si dhe perspektiva e mirë në karrierë.
Klasifikimi
- Arkitektët dhe infermierët – 62% të kënaqur me profesionin e tyre.
- 64% e avokatëve janë lumtur me punën e tyre
- 65% e mjekëve e duan punën e tyre
- Inxhinierët – një punë e lodhshme pa dyshim – megjithatë dy të tretat e inxhinierëve e duan punën e tyre
- 67% e personave që punojnë në industrinë e turizmit (guida) janë të lumtur me punën e tyre.
- 69% e shkencëtarëve ndihen të kënaqur me punën e tyre
- Njerëzit që punojnë në fushën e marketingut, reklamave & PR duket se janë 75% të lumtur me profesionin e tyre.
- Mirënjohja e klientëve dhe oraret fleksibile janë arsyet që 76% e hidraulikëve janë të kënaqur me zanatin e tyre.
- Të bërit e diçkaje ndryshe është një gjë e mirë në vetvete – ndoshta kjo është arsyeja që parukierët dhe etatistët konsiderohen me fat – 79% ndihen të kënaqur me atë çka bëjnë.
- Pavarësisht pagave modeste, 87% e kopshtarëve thonë se janë vërtet të lumtur me zgjedhjen që kanë bërë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim