Lajme

Studim: 1 miliard të rinj janë në rrezik për humbjen e dëgjimit

Një studim i ri ka treguar se më shumë se 1 miliard njerëz janë në rrezik për humbjen e dëgjimit.

Kur bëhet fjalë për telefonat, muzikën, filmat dhe shfaqjet, është e zakonshme që adoleshentët dhe të rinjtë të dëgjojnë shumë me zë të lartë dhe shumë gjatë, sipas studimit të botuar të martën në revistën BMJ Global Health.

Lauren Dillard konsulent i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se ekspozimi ndaj zërit me një volum shumë të lartë mund të lodhë qelizat shqisore dhe strukturat në vesh.

Sipas studimit, ndikim të madh kanë përdorimi i kufjeve, si dhe frekuentimi i vendeve të argëtimit, si koncerte, bare dhe klube./ CNN