Lajme
Studentja kosovare, storie suksesi në selinë e Kombeve të Bashkuara në SHBA
Mesazhi i saj për të gjithë studentët është: “Mos e prisni mundësinë për t’u bërë të suksesshëm, por krijojeni vetë atë”
Shqiptarja e quajtur Albulena Uka ishte pjesë e panelit të diskutimit të studentëve “Youth in the Driving Seat”, si Sekretare e Përgjithshme në Konferencën e Universitetit të Ghentit në Belgjikë për vitin 2020, me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres. Takimi zhvillua në kuadër të aktiviteteve për përvjetorin e 75-të të Kombeve të Bashkuara, transmeton albinfo.ch.
Albulena Uka, e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), më 2015, e cila pas diplomimit në UMIB-i në qershor 2019 me notë mesatare 10, fitoi një bursë nga Komisioni Evropian për studime master në Universitetin e Ghentit në Belgjikë, një ndër universitetet më të mira në botë, sot e ndodhur në New York, vizitoi Misionin e Republikës së Kosovës, ku u takua me Ambasadoren Teuta Sahatqija.
“Ndihem shumë e pritëshme, dhe shumë e hapur e lirë, në zyrën e diplomacisë së Republikës, së Kosovës në New York. Dhe, e vlerësojë pritjen e Ambasadores Sahatqija, sidomos për studentët e rinj nga Kosova, duke na inkurajuar në punën tone”, tha Albulena Uka, e cila tregoi se për momentin Universiteti i Gehntit në Belgjikë i ka besuar asaj rolin e Sekretares Gjenerale në Konferencën e Universitetit të Ghentit për vitin 2020, transmeton albinfo.ch.
Ambasadorja Sahatqija, mbasi i uroi mirëseardhjen në vizitë në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, studentes nga Kosova, në New York, e përgëzojë atë për pjesëmarrjen në panelin një Dialog të UN75 me të rinjtë në temën ‘Youth in the Driving Seat ‘ në Selinë e Kombeve të Bashkuara me Sekretarin e Përgjithshëm, António Guterres.
Ajo e njohu më pas studenten Uka, me mjediset e kësaj konsullate dhe punën e stafit të saj diplomatik. Sidomos, në promovim e shqiptarëve të suksesshëm, në fusha të ndryshme, dhe e ftoi atë të vizitonte një ekspozitë, e cila qendron e hapur prej vitit të kaluar.
Albulena Uka ndodhet në New York, me një grup studentësh të rinj nga universitetet e ndryshme të botës, drejtuesit të të rinjve, të cilët tha ajo ndajnë vizione pozitive për të ardhmen, dhe u takuan në Selinë e Kombeve të Bashkuara me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres në një Dialog të UN75, së bashku me të rinjtë në temën ‘Rinia në vendin e vozitjes’ – ‘Youth in the Driving Seat’.
Ky takim u mbajt të mërkurën (29 janar 2020) shoqëruar me një panel me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres, ku ishin gjashtë udhëheqës të rinj nga e gjithë bota, të cilët ishin në Selinë e KB në Nju-Jork të mërkurën për të ndarë vizionet e tyre ambicioze për një të ardhme, në një program të UN në bashkëpunim ndërkombëtar me përparësi që të dëgjohet zëri i të gjithëve.
Albulena Uka shpjegon se ajo mori pjesë në një diskutim me Sekretarin e Përgjithshëm, António Guterres, duke shënuar fillimin zyrtar të dialogëve që po zhvillohen në gjithë botën këtë vit për të shënuar përvjetorin e 75-të të KB.
Dhe se, ky dialog fillestar i profilit të lartë UN75 do të krijojë tonin për këto biseda globale se si KB mund të punojë më shumë për të krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Ne duam të ndryshojmë, ne duam të jemi më të mirët, ne duam t’u përgjigjemi aspiratave tuaja, shqetësimeve tuaja”, tha ai.
“Ne duam që ju të keni mundësinë të luani rolin që rinia duhet të luajë në botën moderne në të cilën jetojmë, dhe veçanërisht në botën që po përpiqemi të ndërtojmë”, u shpreh ajo. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?