Bota
Studenti gjerman vret një 19-vjeçar, njëmbëdhjetë vite burg
Në procesin gjyqësor pas një vrasje në qendrën e qytetit në Wiesbaden të Gjermanisë, tashmë është shpallur vendimi.
Për të pandehurin kryesor, Prokuroria ka kërkuar dënim me burg prej dymbëdhjetë vitesh e gjysmë për vrasje. Studenti 25-vjeçar gjerman dyshohet se pas një zënke ka vrarë një shqiptar 19-vjeçar, duke e goditur me thikë në zemër. Ai gjithashtu ka plagosur edhe dy persona të tjerë të rinj.
Nga ana tjetër, pala mbrojtëse ka kërkuar dënim prej maksimum katër vite burg, ndërsa për dy bashkautorët e tjerë të vrasësit vetëm gjobë në të holla. Të akuzuarit janë shtetas gjermanë, ndërsa viktima ka shtetësi shqiptare, shkruan “Frankfurter Neue Presse”, përcjell Albinfo.ch.
Të premten, Gjykata e Wiesbadenit e dënoi studentin gjerman me njëmbëdhjetë vite burg. Viktimën ai e kishte qëlluar me qëllim, me një thikë me teh të gjatë tetë centimetra e gjysmë mu në zemër.
Ngjarja kishte ndodhur verën e kaluar në kryeqytetin e Hessenit. Nga mesi i natës ishte shkaktuar një zënkë të cilën e kishte shkaktuar një mik 23-vjeçar i të pandehurit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik