Lajme

Studentët zviceranë thyen rekordin botëror me një makinë elektrike të ndërtuar vetë

Nga 0 në 100 në 0,956 sekonda: Një makinë elektrike garash, e ndërtuar nga studentët nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë i Cyrihut dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Lucernit, ka thyer rekordin botëror të përshpejtimit, ndërsa automjeti i quajtur “Mythen” arriti distancë prej 12.3 metrash, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.

Rekordi i mëparshëm botëror prej 1.461 sekondash, i vendosur nga një ekip nga Universiteti i Shtutgartit, u përmirësua me më shumë se një të tretën, teksa rekordi u vendos në aeroportin ushtarak Dubendorf në kantonin e Cyrihut.

Vetura peshon 140 kilogramë dhe ka një fuqi prej 326 kuaj fuqi teksa për të parandaluar ngritjen e makinës kur niset me shpejtësi, studentët zhvilluan një lloj fshese me korrent që thith automjetin në tokë.