Lajme
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Libri "Shekulli i parë" i autorit Sejmen Gjokoli, sjell një pasqyrim të ngjarjeve më të rëndësishme që shënuan 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
“Më 4 prill 2025, me fillim nga ora 19:00 në Uni Mail – salla R070 në Gjenevë, Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ-ja, do të mbajnë promovimin e librit “Shekulli i parë” të autorit Sejmen Gjokoli. Ky aktivitet organizohet me qëllim promovimin e kulturës dhe historisë shqiptare.
Libri “Shekulli i parë” sjell një pasqyrim të ngjarjeve më të rëndësishme që shënuan 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, duke ofruar një rrëfim të detajuar mbi momentet të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Në kuadër të promovimit, do të shfaqet edhe një film dokumentar me të njëjtin titull, i cili thellon më tej temat e trajtuara në libër.
Eventi do të pasurohet gjithashtu me pika muzikore nga artistë shqiptarë nga Gjeneva, duke sjellë një atmosferë të veçantë kulturore.
Sejmen Gjokoli – “Mjeshtër i madh” është personalitet i shquar i Labërisë, studiues, shkrimtar dhe publicist i njohur për angazhimin e tij në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Shoqata e Studentëve Shqiptar të Gjenevës dhe Komunitetit shqiptar i Gjenevës.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit04 Prill 2025
- Ora19:30
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit4 Prill 2025 - 21:00
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












