Integrimi
Studentët shqiptarë të Aachen-it prezantojnë “Kosovën e tyre”
Ideja për këtë mbrëmje lindi pas përvojës së mirë që patën studentët e rinj shqiptarë me prezantimin e Shqipërisë të cilin e shoqata organizoi vitin e kaluar
Salla e Humboldt-Haus në Aachen, të martën e kaluar frymonte shqip. Studentët shqiptarë të Universitetit të Aachenit, të mbledhur në organizatën e tyre AlbAix, ju prezantuan kolegëve të tyre por edhe qytetarëve tjerë të Aachenit shtetin e Kosovës. Ideja për këtë mbrëmje lindi pas përvojës së mirë që patën studentët e rinj shqiptarë me prezantimin e Shqipërisë të cilin e shoqata organizoi vitin e kaluar.
Reagimet pozitive të pjesëmarrësve në këtë mbrëmje, e motivuan AlbaAix-in të organizojë edhe „Mbrëmjen e shtetit të Kosovës“. Mbrëmja filloi me shfaqjen e një filmi të përgaditur nga vetë studentët, për historinë, kulturën, traditën, si dhe pasuritë dhe bukuritë natyrore të Kosovës.
Studentët Albulena Havolli, Egzona Olluri, Aliber Farizi dhe Emir Rexhi vazhduan me prezantimin interesant dhe së bashku me studentët tjerë, gjatë gjithë mbrëmjes ju përgjigjën edhe shumë pyetjeve të mysafirëve të cilët interesoheshin edhe për gjendjen aktuale politike, ekonomike e sociale në Kosovë. Edhe refugjatët ishin temë e diskutimit në këtë takim në te cilin ishte i pranishëm edhe një ekip i RTK-së.
Edhe pjesa muzikore e mbrëmjes ishte mjaft e pasur. Urim Hyseni edhe Arif Lahu me tupan dhe def e më vonë Shqiprim Thaqi, Bedri Kryeziu dhe Pleurat Mulaku me qifteli, sollën edhe tingujt muzikorë të Kosovës në qytetin në kufirin gjermano-belg.
Duart e vyeshme të këtyre studentëve ishin kujdesur edhe për tryezën me ushqime tradicionale që u mirëprit nga të pranishmit që ishin pjesëtarë të nacionaliteteve të ndryshme. Shumë prej tyre kishin pak njohuri për Kosovën por edhe për personalitetet e rëndësishmëm të kombit shqptar.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj

















