Integrimi
Studentët gjermanë mësojnë në strehimore refugjatësh
Sipas statistikave të fundit, numri i azilkërkuesve në Gjermani është rritur me rreth 80 për qind nga viti i kaluar
Gjithnjë e më shumë refugjatë vijnë në Gjermani. Sipas statistikave të fundit, numri i azilkërkuesve në Gjermani është rritur me rreth 80 për qind nga viti i kaluar. Kjo është veçanërisht një sfidë e madhe për punëtorët sociale.
Refugjatët duhet të integrohen më mirë në qytete për të shmangur tensionet sociale. Për këtë, punëtorët socialë duhet të punojnë së bashku me autoritete të ndryshme gjermane dhe ta njohin ligjin e komplikuar gjerman të azilit dhe të drejtës sociale.
Universitetet gjermane tani duan të përgatisin më mirë studentët e tyre. Afërsia e drejtpërdrejtë me azilkërkuesit mund të jetë vetëm e dobishme për ata.
“”Mundësitë dhe kufizimet e punës sociale në kontekstin e politikës restriktive të azilit”, quhet seminari që aktualisht po mbahet në shtëpinë e refugjatëve në Berlin.
Sigurisht që në kurs janë të mirëpritur edhe banorët. Megjithatë këtë ofertë e shfrytëzojnë vetëm pak prej tyre.
“Njerëzit këtu natyrisht që kanë probleme të tjera më të rëndësishme”, thotë një pedagoge, Nivedita Prasad.
Prandaj, në kuadër të kursit kemi një shkëmbim shumë të gjallë të përvojave. Kjo për faktin se shumë prej studentëve kanë vetë sfondin emigranti, ata sjellin me vete një shumëllojshmëri të aftësive gjuhësore.
Disa prej tyre mund të komunikojnë rrjedhshëm në gjuhën turke, ruse ose arabe me refugjatët.
Në këtë mënyrë dalëngadalë janë krijuar kontakte intensive që janë në të mirë të të gjithëve.
“Ne mësojmë këtu shumë gjëra, se si janë kushtet e jetesës dhe të drejtat e refugjatëve”, shpjegon një studente, transmeton DW.
Studentët mësojnë, për shembull, se kush ka të drejtë që në bazë të Konventës së Gjenevës të kërkojë azil dhe që njerëzit që u pranohet e drejta e refugjatit kanë të drejtë që pas tre muajsh të sjellin në Gjermani edhe familjen e tyre.
Situata e azilkërkuesve ka ndikuar tek Susanne që ajo tani të angazhohet në iniciativën studentore “Heqja e kufijve”.
Anëtarët e kësaj iniciative shoqërojnë refugjatët tek autoritetet gjermane, organizojnë turne të përbashkëta të futbollit ose takohen me banorët e shtëpisë së refugjatëve për bisedë dhe kafe.
Por nuk janë vetëm studentët ata që mësojnë në mjedisin e pazakontë.
“Unë gjithashtu gjithmonë korigjojë paragjykimet e mia”, thotë Nivedita Prasad.
Ajo është impresionuar për shembull nga një bashkëbisedim me banorët, në të cilin temë ishin dëshirat e tyre.
Shumica e tyre thoshin se ata shpresojnë për paqe dhe kthimin në atdheun e tyre.
“Unë nuk e kisha pritur kurrë një gjë të tillë”, e pranon profesoresha Prasad.
Në semestrin e fundit, 300 studentë kanë marrë pjesë në seminaret e Universitetit Alice- Salomon të organizuara në strehimoren e refugjatëve.
Ideja e mirë është përhapur shpejt.
Ndërkohë, ka edhe institucione të tjera arsimore të cilat mbajnë mësim në kampet e refugjatëve në vende të tjera në Gjermani.
/DW/
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim