Kosova
Studentët e Juridikut të Prishtinës, në vendin e tretë në garat mes 364 universiteteve
“Willem C Vis International Arbitration Moot” është garë e arbitrazhit ndërkombëtar komercial dhe cilësohet si gara më e madhe e drejtësisë në botë
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës kanë arritur sukses në garën botërore “Willem C Vis International Arbitration Moot”, të mbajtur në Vjenë. Ata kanë arritur të shkonin deri në gjysmëfinale.
Nga 364 universitete në botë, studentët e UP-së kanë arritur t’i lënë mbrapa 360 universitete të tjera, si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, transmeton albinfo.ch.
“Willem C Vis International Arbitration Moot” është garë e arbitrazhit ndërkombëtar komercial dhe cilësohet si gara më e madhe e drejtësisë në botë.
Për këtë sukses i ka uruar presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se kjo dëshmon se me punë e përkushtim arrihet gjithçka.
“Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës arriti në top 3-shen më të mirë në botë! Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis. Ata po ashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur. Ky ekip këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka. Krenare sa më s”ka!”
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026