Bota
Streha e më shumë se 300 maceve
Në moshën 58-vjeçare, Chris Arsenault jeton me 300 mace, duke u dhënë atyre jetën e luksit, me shtretër që varen dhe pula të pjekura në darkë.
Chris vendosi të hapë shtëpinë e tij për macet për t’u përballur me pikëllimin e humbjes së djalit të tij, i cili vdiq në moshën 24-vjeçare në një aksident me motor në Long Island, Cross Island Parkway. Pak muaj pas vdekjes së Ericut, Chris zbuloi disa kotele të sëmura në anën e një pike hekurudhore, ndërsa punonte si drejtues i trenit. “Rreth tridhjetë kotele të vogla ishin të sëmura”, thotë Chris, përcjell albinfo.ch.
“Unë e dija që nëse do t’i lija aty, do të ngordhnin, kështu që i solla në shtëpi. Unë jam një adhurues i vërtetë i kafshëve. Kur isha fëmijë, kisha lepuj dhe qen”, tha ai. Pasi u kujdes për macet, Chris kuptoi se kishte më shumë për të dhënë.
Ai u kontaktua me organizatat bamirëse lokale dhe strehëzat për të gjetur më shumë mace që kishin nevojë për ndihmë, dhe mori gjithnjë e më shumë kotele, duke sjellë përfundimisht 300 mace në shtëpinë e tij. Në vitin 2016 strehimi i kushtoi atij 101,000 dollarë, duke përfshirë 80,000 dollarë për ushqim dhe shërbime dhe 21,000 dollarë për mjekësi dhe kujdesin veterinar.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih