Shkurt.ch
“Street Parade” tërhoqi 900.000 persona në rrugët e Cyrihut
Megjithëse festa është zhvilluar në qetësi, policia ka njoftuar se 92 persona janë arrestuar, duke përfshirë edhe 42 për vjedhje dhe 26 të tjerë të dyshuar për trafikim të drogës
Kjo festë nuk ka shkuar pa rënë në sy, apo në këtë rast, do të duhej thënë, në vesh: “Street Parade” e 26-të ka tërhequr në qytetin buzë Limmatit (Cyrih) të shtunën rreth 900.000 pjesëmarrës, kanë njoftuar organizatorët në Facebook.
Të gjithë me kostume të llojllojshme në mesin e turistëve të çuditur, festa zgjati tërë natën në zemër të Cyrihut.
Nga mbrëmja vonë, policia, megjithatë, ka raportuar se 92 persona janë arrestuar, duke përfshirë edhe 42 për vjedhje dhe 26 të tjerë të dyshuar për trafikim të drogës.
Edicioni i 26-të i këtij marshi karakteristik është mbajtur nën moton “Love never ends” (dashuria nuk ka fund), shkruan albinfo.ch. “Paradistët” vallëzojnë duke parakaluar rrugëve të qytetit dhe promovojnë kështu dashurinë, lirinë, paqen dhe tolerancën.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











