Lajme
Strasburgu u jep të drejtë zviceranëve të mbajnë pushkë në shtëpi
Rregulli i veçantë i direktivës së re të BE-së për armët, i cili u lejon pjesëtarëve të ushtrisë në Zvicër që të mbajnë armët në shtëpi, është i ligjshëm dhe si i tillë do të mbetet
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg u ka dhënë të drejtë zviceranëve shërbyes ushtarakë që t’i mbajnë pushkët e tyre në shtëpi. Këtë të drejtë ata e kanë, pasi që Zvicra për shkak të traditës dhe kulturës së saj të veçantë të armëmbajtjes, është një rast special në Evropë, shkruan “NZZ am Sonntag”.
Pra, sipas vendimit të fundit të Strasburgut, rregulli i veçantë i direktivës së re të BE-së për armët, i cili u lejon pjesëtarëve të ushtrisë në Zvicër që të mbajnë armët në shtëpi, është i ligjshëm dhe si i tillë do të mbetet, transmeton albinfo.ch.
Duke marrë këtë vendim, gjykata në fjalë ka hedhur poshtë ankesën e ardhur nga Republika e Çekisë kundër direktivës, e cila në fakt e ashpërson kontrollin për sigurimin dhe posedimin e armëve të zjarrit.
Gjyqtarët konstatojnë se Zvicra ka zotësinë që “t`i përcjellë dhe monitorojë personat dhe armët në fjalë”. Në këtë mënyrë do të sigurohet edhe siguria publike, përcjell albinfo.ch. Po ashtu rregullimi përjashtues sa i përket Zvicrës nuk përbën shkelje të ndalimit të diskriminimit në BE, pasi që asnjë vend tjetër evropian nuk ndodhet në një gjendje të krahasueshme.
Me këtë vendim, hiqet nga “rendi i ditës” argumenti i përdorur shumë nga qarqet e SVP-së për “gjyqtarët e huaj”, të cilët duan që të drejtën evropiane ta vendosin në çdo rast mbi sovranitetin zviceran.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra