Futboll

Strakosha tregon për pritjen e sekondës së fundit

Thomas Strakosha bëri disa pritje gjatë ndeshjes, kurse sigurisht ajo vendimtare ishte në sekondat e fundit të ndeshjes, duke shpëtuar një rast të 100 %

Portieri kuqezi, Thomas Strakosha, po shkëlqen edhe në këtë edicion të Serie A. Strakosha përveç Kombëtares shqiptare, vendimtar është edhe te Lazio.

Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Empolit, ku aktivizohet edhe Frederik Veseli.

Strakosha bëri disa pritje gjatë ndeshjes, kurse sigurisht ajo vendimtare ishte në sekondat e fundit të ndeshjes, duke shpëtuar një rast të 100 %, dhe Lazio fitoi tre pikë (1:0), shkruan albinfo.ch.

“Nuk e prisja. Kur pashë topin aty, ia kisha frikën më të keqes. E rëndësishmja është që e prita, dhe jemi të kënaqur me rezultatin që arritëm si skuadër. E kemi parë që Empoli ka një ekip të mirë, dhe e treguan edhe të dielën.

Dy takimet e para ishin të vështira, por mësuam nga ato humbje, dhe tani morëm dy fitore. Na mbetet të arrijmë edhe formën e mirë fizike, dhe jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Strakosha për mediat pas ndeshjes.

Lazio ka gjashtë pikë në katër takime, me dy fitore dhe dy humbje.

VIDEO