Futboll

Strakosha dhe Berisha në Ligën e Evropës, Hysaj në Ligën e Kampionëve

Edicioni i shqiptarëve në Serie A, që përfundoi në fundjavë

Kjo fundjavë shënoi edhe fundin e Serie A për këtë edicion, ku përfunduan të gjitha dilemat.

Ndeshja më interesante ishte ndërmjet Lazios dhe Interit, që përfundoi 2:3, dhe kjo do të thotë se portieri Thomas Strakosha do të garojë në Ligën e Evropës, shkruan albinfo.ch.

Ndërkohë, Atalanta e Etrit Berishës ka përfunduar në vendin e shtatë, dhe kjo do të thotë gjithashtu se do të garojë në Ligën e Evropës, edicionin e ardhshëm.

Elseid Hysaj është shpallur nënkampion i Italisë me Napolin dhe do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Arlind Ajeti me Crotonen kanë rënë nga Liga, ashtu si Benevento e Berat Gjimshitit dhe Ledian Memushaj.

Valon Behrami me Udinesen pas një edicioni me shumë ngritje e ulje, siguroi mbijetesën, kurse Blerim Xhemaili me Bolognan ishin në mesin e artë.

Në Serie A, luan edhe një futbollist tjetër shqiptar. Përparim Hetemaj me Chievon, gjithashtu ka siguruar mbijetesën.