Lajme

STOPGETHER: Në nëntor, bashkë do ta lëmë

«STOPGETHER» gjatë dy muajve e gjysmë prezentohet në gjithë Zvicrën si një program i ri digjital pa pagesë për lëniën e duhanit.

Së bashku jemi më të fortë! Prandaj më 20 shtator fillon programi i parë i përbashkët nacional i stopimit të duhanpirjes në Facebook.

Me STOPGETHER Liga e Mushkërive dhe Promovimi i Shëndetit në Wallis, u bëjnë thirrje duhanpirësve dhe duhanpirëseve në gjithë Zvicrën t`i bashkohen një grupi në Facebook që së bashku në nëntor ta lënë duhanin.

Pjesëmarrësit marrin në mënyrë plotësuse oferta dhe këshilla të shumta për të njëjtën platformë. SË BASHKU, SË BASHKU, SË BASHKU Programi STOPGETHER përbëhet nga fjalët angleze „stop“ dhe „together“ „bashkë“, që do të thotë „Stop së bashku“ dhe ka të bëjë me inspirimin pozitiv dhe motivim të përbashkët.

Në bazë të programeve të ngjashme, të cilat janë treguar të suksesshme në Francë, Angli, si dhe në pjesën franceze të Zvicrës, «STOPGETHER» gjatë dy muajve e gjysmë prezentohet në gjithë Zvicrën si një program i ri digjital, pa pagesë, për lënien e duhanit.

Programi përbëhët nga tri faza: faza e rekrutimit dhe përgatitjes në tetor, ndërprerja e pirjes së duhanit në nëntor dhe një konsolidim dyjavor deri në mes të dhjetorit.

Në këtë mënyrë, STOPGETHER shoqëron ata që duan të lënë duhanin dhe i mbështet ata të përfitojnë nga mundësitë e tyre – dhe kjo së bashku.

Ofertat e ndihmës shtesë: Pjesëmarrësit do të ndahen në tri grupe në Facebook sipas rajoneve gjuhësore (Gj / F / I).

Ata jo vetëm që mund ta mbështesin njëri-tjetrin, por ata gjithashtu do të marrin informata ditore me temat: informacione grafikash, këshilla, kontribute inkurajuese, reklama të vogla etj.

E gjithë kjo menaxhohet nga një ekip i bashkësisë, i cili për pjesëmarrësit është në dispozicion çdo ditë nga ora 6.00 e mëngjesit deri në mesnatë për t’i inkurajuar duhanpirëset dhe duhanpirësit që të qëndrojnë. Për pyetje të veçanta ka gjithashtu specialistë ndihmës për lënien e duhanit. Për më tepër, ju mund të merrni këshilla personalisht nga Linja Stop Duhanit në tel.-nr: 084 000 181 në dhjetë gjuhë.

Shumë mjete të tjera ndihmëse janë gjithashtu në dispozicion në stopgether.ch. Webfaqja i kushtohet fushatës dhe është pjesë e platformës kombëtare për lënien e duhanit.

Kjo webplatformë e financuar nga Fondi i Parandalimit të Duhanit, është bërë nga Liga e Kancerit e Zvicrës, Promovimi i Shëndetit në Vallis, Liga e Mushkërive dhe dhe Fondi për Parandalimin e Duhanit i Zvicrës.

NJË PROGRAM DINAMIK DHE SHUMË PREMTUES STOPGETHER është i bazuar në një dinamikë të përbashkët.

Kështu, komuniteti ofron ndihmë të vlefshme në shkëmbimin e pikëpamjeve, duke i treguar njëri-tjetrit anekdota, duke hequr qafe frustrimin dhe duke shfrytëzuar mbështetjen e bashkëmendimtarëve. Dinamika e përbashkët tregohet në filma dhe foto. Këto ndër të tjera shërbejnë për të tërhequr pjesëmarrës.

Në gjithë Zvicrën, i gjithë komunikimi bazohet në një qasje pozitive dhe në formë loje, sikurse edhe posterat enigmatik të rrugës në dhjetë qytete zvicërane. Si e gjithë fushata, edhe këto funksionojnë vetëm së bashku! Dhe, natyrisht, edhe porosia gjithashtu është e sponzorizuar: secili pjesëmarrës i projektit kontribuon me mjetet dhe aktivitetet e veta për suksesin e STOPGETHER.

JU BASHKËPUNONI Për herë të parë, në një fushatë për parandalimin e duhanit bëhet me infulencuese dhe influencuesë së bashku. Gjashtë personalitete zvicerane mbështesin programin me bashkëpuntoret dhe bashkëpuntorët e tyre. Dy prej tyre madje do ta lënë duhanin në nëntor.

Të tjerët me fjalë dhe me vepra do ta mbështesin bashkësinë në projektet e tyre. Steffi Buchli – moderatore, ish-duhanpirëse “Kur pirja e duhanit u bë stresuese, e dita: Është koha për ta lënë. Ka funksionuar vetëm në përpjekjen e tretë.

Shpresoj që përvojat e mia t’u ndihmojnë tjerëve”.

Ariella Käslin – Kunstturn – mjeshtre evropiane, joduhanpirëse: “Kapja e cigares më dukej joshëse sepse unë gjithmonë luftoja me peshën time. Sot më vjen mirë që megjithatë kam mbetur joduhanpirëse.

Andrea Brotschi – modele, duhanpirëse e herëpashershme: “Qëllimi im është të mos pi fare duhanin në nëntor – gjithashtu as pas ngrënies me miqtë dhe pas një gote verë të mirë! Unë besoj se këtë do ta bëjë

Adela Smajic – moderatore, ish – “bachelorette”, duhanpirëse: “Unë qëndroj në publik dhe jam një shembull për të rinjtë – kjo nuk shkon“ nëse qëndroj në një qoshe dhe pi duhan!”

Alex Fontana – vrapues, joduhanpirës: “Unë vetë asnjëherë nuk kam pirë duhan. Por babai im është një duhanpirës i fortë shumëvjeqar, prandaj i bashkohem fushatës. Megjithëse e shoh se sa e keqe është për trupin e tij, kurrë nuk e binda atë që ta linte duhanin.Të paktën deri tani jo”.

Sylvain Nicolier – bloger për udhëtime, joduhanpirës: “Unë dua t’i ndihmoj të tjerët ta lënë duhanin. Nëse unë mund të jem njëri nga faktorët që ata i inkurajon, kjo është aq më mirë.

Fotografitë dhe logot i gjeni: stopgether.ch

Për informatat mediale:

 Gesundheitsförderung Wallis Alexandre Dubuis, Ph.D.

Verantwortlicher STOPGETHER Mobil : 079 525 85 45