Integrimi
Stomatologu shqiptar hap ordinancën e tij të dytë në Zvicër
Intervistë me Dr. Stom. Msc Normand Kiseri, eidg.dipl. zahnazt sso – stomatolog në Zvicër, me 25 vjet eksperiencë. Nga janari 2016, stomatologu magjistër i shkencave të implantologjisë vjen me ordinancën e dytë edhe në Volketswil të Cyrihut
Dhëmbët dhe mishi i dhëmbit janë pasqyrë e gjendjes sonë shëndetësore si dhe e stilit tonë jetësor. Këto përbëjnë së bashku me gjuhën dhe mukozën e gojës organet e zgavrës së gojës. Sa më tepër që kujdesemi për të, aq më pak duhet ta vizitojmë stomatologun. Por, mjerisht, secili nga ne gjatë jetës ka probleme me dhëmbë, të cilët manifestohen me prishje-defekte, ose ndryshe e ashtuquajtur KARIES dhe këtë për shumë arsye, siç janë: faktori gjenetik, higjiena jo e rregullt orale, përdorimi i tepruar i sheqerit, mungesa e kontrolleve të rregullta te stomatologu, etj. Kur shfaqet kariesi i dhëmbit, ne duhet t’i drejtohemi stomatologut sidomos në raste urgjente.
Kërkojmë mjekë në listën e dentistëve në Zvicër dhe në këtë listë gjendet edhe mjeku i dhëmbëve ose bashkëbiseduesi ynë, Dr.Normand Kiseri, stomatolog i diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe Baselit në Zvicër, magjistër i shkencave të implantologjise dhe kirurgjisë orale, i cili flet shqip dhe ka një përvojë 24-vjeçare në rekonstruktimin e formës së dhëmbëve të atakuar nga kariesi. Fat i madh për ne, sepse e gjetëm një shqiptar, por ne pyesim:
KUSH ËSHTË DR.NORMAND KISERI?
Normand Kiseri vjen nga Prizreni. Është një familijar, baba i tre fëmijëve dhe bashkëshort. Rrjedh prej një familje që merret me këtë profesion që nga vitet e 60-ta. Babai Dr. Normandit, i ndjeri Prof.Dr.sci Nehat Kiseri, ka qenë në vitet e 70-ta njëri prej krijuesve të seksionit të stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Të dy vëllezërit e Dr. Normandit, Dr. Arbeni dhe Dr. Vigani, janë po ashtu stomatologë të diplomuar, të cilët ushtrojnë profesionin si stomatolog të pavarur në Prizren dhe në Fushë-Kosovë, afër Prishtinës.
Në Zvicër jeton që nga viti 1992. Dr. Kiseri mbaroi studimet e stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku edhe punoi pas studimeve si assistent- praktikant rreth një vit. Si shumë të tjerë bashkatdhetarë, edhe ai për arsye politike u largua nga Kosova dhe u vendos me familje fillimisht në Kanton Aargau. Në vitin 1993 u shpërngul në Kantonin e Bazelit, ku edhe punoi si assistent – stomatolog deri në vitin 2003, nëpër ordinanca të ndryshme të stomatologjisë, në Bazel.
«Pasi që kisha dëshirë të punoj si i pavarur, rrëfen z. Kiseri, isha i kushtëzuar t’i mbaroj për të dytën herë studimet e stomatologjisë, provimi shtetëror shtesë pranë Universitetit të Bazelit. Pas 10 vjetësh përvoje pune në Bazel, arrita të bëj nostrifikimin e diplomës së Prishtinës në Universitetin e Bazelit, duke i ndjekur studimet trevjeçare dhe më pas i dhashë provimet profesionale të tre vjetëve brenda një viti. Në atë kohë isha njëri ndër të parët shqiptar stomatolog me diplomë të nostrifikuar që kishte një ordinancë private në Zvicër», shton z. Kiseri.
KU GJENDET ORDINANCA E NORMAND KISERIT?
Ordinanca gjendet në Kantonin Thurgau, 9532 Rickenbach – b. Wil, Oberdorfstrasse 3, dhe nr. i tel. është 071 923 13 70.
Se shpejti një ordinancë e tillë do ta hapet nga z. Kiseri edhe në Kantonin e Cyrihut dhe kjo parashihet nga fillimi i janarit 2016 në adresën Kindhauserstr.2, 8406 Volketsëil/ZH, tel. 044 945 60 11
ÇFARË TRAJTIMESH DENTARE U OFRONI JU PACIENTËVE?
Ne u ofrojmë të gjitha shërbimet, duke filluar nga:masat profilaktike- kontrolle të rregullta vjetore me pastrime të dhëmbëve, tretmane konzervative ose mbushje të dhëmbit me bllombë kompozit apo qeramikë, tretmane endodontike ose shërime të rrënjës,heqjen e dhëmbit, të thjeshta dhe të komplikuara, Bleaching- zbardhjen e dhëmbëve, kirurgji orale, operacione të dhëmbit dhe të nofullave, kunorë të dhëmbit, të përkohshme (provizore) dhe definitive të qeramikës, proteza parciale dhe totale implante, informacione preventive për mirëmbajtje, pastrim, flurodimin dhe vulosje të dhëmbëve, të cilat u preferohen të gjitha moshave, e sidomos fëmijëve, e shumë shërbime të tjera dentare. Të gjitha këto i bëjmë në ordinancën time, përveç rasteve të rënda që kanë të bëjnë me ndonjë operacion të tumorit, të cilat i orientojmë drejt spitalit.
ÇFARË DALLON ORDINANCA JUAJ NGA NJË ORDINANCË STANDARDE PRIVATE?
Ne e kemi të përsosur punën tonë me një mënyrë mbushjeje të dhëmbit me anë të sistemit që quhet “CEREC 3D OMNICAM”, e cila e mundëson rekonstruktimin e dhëmbit me mbushje dhe kunora qeramike apo cirkon. Kjo mbushje bëhet vetëm në një seancë- termin, në kohëzgjatje diku 90-120 minuta. Është një aparaturë që kushton shumë, por ka shumë përparësi për pacientin, siç janë kursimi i kohës, kushton më lirë se mbushjet dhe kunorat konvencionale të qeramikës, është teknika e ashtuquajtur “Chairside”- që d.m.th., bëhet aty për aty derisa pacienti pret në karrigë, saktësia dhe kualiteti shumëvjeçar i mbushjes.
Procedura e punës: dhëmbi i prishur preparohet- gërryhet, pastaj incizohet me një kamerë të vogël, futet imazhi dental (MASA OPTIKE) në sistemin kompjuterik të kësaj aparature. Më pas programohet dhe përpunohet me shumë precizitet forma e mbushjes nga qeramika ose cirkoni në dhëmbin e invizuar. Këto informacione përcillen pastaj drejtpërsëdrejti në aparatin gdhendës dhe në fund modelohet – gdhendet rekonstruktimi prej qeramike. Në fund, pasi të marrë mbushja-bllomba, kunora apo ura e qeramikës – cirkoni formën adekuate, i cementohet pacientit në dhëmbin e preparuar – të gdhendur.
CILAT JANË ÇMIMET?
Tek ne çmimet janë si te të gjithë kolegët e mi në Zvicër. Unë nuk kam mundësi të luaj shumë me çmimin e konkurencës së tregut dhe ky çmim përputhet me standardin e shtetit të Zvicrës, por ka raste kur bëjmë lëshime, në qoftëse e shoh situatën e vështirë ekonomike të bashkatdhetarëve tanë. Këto përjashtime mund t’i bëj në raste të rralla, kur nuk ka shumë intervenime të komplikuara të dhëmbit.
A KA SIGURI TË DHËMBËVE PËR TË RRITURIT DHE PËR FËMIJË?
Po, ekzistojnë sigurime dentale për foshnja, për fëmijë, për të rritur si dhe për ata që kanë të bëjnë me ortopedinë e dhëmbit dhë të nofullave. Preferohet që sigurimin dental dhe orthopedik- dhëmbët e shtrembër, duhet bërë shumë herët, qysh në moshën foshnjore, para daljes së dhëmbëve. Kurse për fëmijët dhe për të rriturit mund të bëhen këto sigurime me së shumti deri në një shumë prej Sfr.1500.-2.000 në vit, me keste 75% të shpenzimeve, të cilat i mbulon sigurimi, kurse 25% i mbesin të paguajë vetë pacienti.
A JEPNI GARANCI PËR PUNËN TUAJ?
Nuk ekziston garanci e plotë, me shkrim, te asnjë stomatolog, por bëhet fjalë më shumë për një marrëveshje mes pacientit dhe stomatologut. Unë personalisht çdo pacienti i jap një afat sigurie, p.sh., për mbushje me kompozitë apo mbushje plastike të bardhë 6-12 muaj, kurse për qeramikë-cirkon me së paku 2 vjet afat sigurie, edhe pse sipas përvojës sime këto bllomba-kurora qëndrojnë deri në 10 vjet. Kurorat korrekt të mbaruara duhen të mbajnë së paku 10 vjet, me përjashtim të komplikimeve aksidentale, të natyrës tekniko-biologjike.
ÇFARË FITOJNË PACIENTËT NËSE VIJNË TE JU?
Komunikimi në gjuhën amtare shqipe, apo edhe në gjuhë të tjera të Ballkanit. Mundësia e komunikimit dhe e informimit të pacientëve është shumë e thjeshtë, pasi që kuptohemi në një gjuhë të përbashkët. Pacienti e ndien veten si në shtëpi.
Për ata që dëshirojnë t’i bëjnë implantet, sa për informatë: implantet zëvendësojnë komplet rrënjën e dhëmbit. Preferohet t’i bëjnë sa më afër vendbanimit të tyre, sepse këto lloje të operacioneve mund të shoqërohen me komplikime të mundshme gjatë shërimit, siç janë: infeksionet apo rënia e implantit.
Gjatë fazës së shërimit duhet pritur prej 2 deri në 4 muaj, bile ndonjëherë nevojitet deri në 12 muaj. Është kjo një kohë, gjatë së cilës implanti integrohet – lidhet me kockën, prandaj është e domosdoshme të pritet faza e shërimit, para se të vendoset kunora definitive.
Nëse pacienti e bën implantin më afër vendbanimit është aq më mirë për të, sepse mund të reagohet shpejt ndaj komplikimit. Gjatë kësaj kohe – në fazën shëruese, pacienti nuk mbetet pa dhëmbë, por vendoset mbi implant një kunorë e përkohshme, qoftë në formë të një proteze të vogel apo të një dhëmbi artificial, kështu që pacienti nuk do të ketë asnjëlloj pengese, qoftë funksionale, në kafshim apo estetikë.
CILA POPULLATË I KA DHËMBËT MË TË PRISHUR NË ZVICËR ?
Deri vonë ishim ne prej Ballkani, por tani më jo. Në 5-vjeçarin e fundit po vërehen përmirësime të dukshme të gjendjes shëndetësore të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbit, sidomos te të rinjtë tanë shqiptarë. Është ngritur dukshëm vetëdija për rolin e gjendjes shëndetësore të dhëmbëve. Gjendja orale përveç pasqyrimit të gjendjes së përgjithshme shëndetësore, po luan një rol tejet të madh edhe në perspektivën pozitive profesionale, pra me fjalë të tjera, dhëmbët janë bërë faktor i rëndësishëm edhe kur duhet gjetur një punë të mirë në profesion.
Konsumimi i tepruar i produkteve me sheqer, konsumimi jo i rregullt i ushqimit, p.sh., natën pas orës 18.00-20.00 janë shkaktarët kryesorë të karriesit të dhëmbit. Pasi të lahen dhëmbët nuk preferohen ushqime, lëngje si dhe produkte të tjera me sheqer, por vetem ujë të thjeshtë me shishe pa gaz. Këto janë masat primare preventive për fëmijët. Sa më pak dhe sa më rrallë shishe me çaj ose qumësht dhe atë pa sheqer gjatë natës së vonshme për foshnja.
Më pas vijnë masat e tjera preventive sekondare, si p.sh. fluoridimi apo vulosja e dhëmbëve, të cilët bëhen te stomatologu.
Për foshnjat mjafton të fërkohet mishi i dhëmbëve ose dhëmbët me gishta tregues të nënës me pastë speciale të dhëmbëve për fëmijë. Pasta e mbetur në gojë mund të gëlltitet, jo të shpëlahet me ujë ose jo të pështyhet plotësisht, sepse pastat përmbajnë mineralet e «fluorideve», të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e kockave dhe të dhëmbëve.
NJË MESAZH PËR PACIENTËT TANË NË ZVICËR?
I preferoj njerëzit tanë të vijnë në kontrolle vjetore, të cilat vërtet nuk janë të shtrenja. Aty në çmim përfshihet edhe pastrimi i dhëmbëve.
Koha është faktori me rëndësi në prishjen e dhëmbit. Kariesi nuk guxon të përfshijë nervin e dhëmbit. Po qe se ndodh kjo, atëherë flitet për një fazë të vonshme të destrukcionit të dhëmbit, me ç’rast shërimi është dukshëm më i komplikuar dhe më i shtrenjtë se vetëm një mbushje – bllombe e thjeshtë.
Sëmundjet e dhëmbit dhe të mishit të dhëmbëve shkaktojnë edhe probleme të tjera shëndetësore, siç janë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e organeve të tretjes, e shumë të tjera. Vlen të përmendet edhe sëmundja e sheqerit- diabeti, pirja e tepruar e duhanit dhe konsumimi i tepruar i alkoolit. Te ky grup i pacientëve për shkak të imunitetit të dobësuar janë të nevojshme kontrollet e rregullta të pastrimit profesional të dhëmbëve në afat kohor për çdo 6 muaj.
Prandaj apelon Dr. Normand Kiseri: „Kontrollet vjetore, higjiena e rregullt e dhëmbëve dhe e gojës parandalon jo vetëm problemet në sistemin lokal, siç janë: në dhëmbë, në gjuhë, në mukozën e gojës etj., por edhe në sistemin e përgjithshëm – në shëndetin e përgjithshëm.
«Me dhëmbët e shëndoshë do të jemi më të shëndoshë dhe më vital».
Artikull i sponzorizuar
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriNormand Kiseri
- Prejardhja:Prizren
- Vendi ku vepron:Rikenbach-Wolketswil
- Profesioni:Stomatolog
- Kontakti +49 7192 31370
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?