Kosova
Stoltenberg: Nuk lejojmë luftë në Ballkan
Aleanca e Atlantikut Verior do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Ky ishte mesazhi që përcolli në Shkup kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski e përqendroi pikërisht tek siguria e rajonit si edhe ajo globale. Stoltenberg u përpoq të fashiste frikën që ngjallën komentet e presidentit ukrainas Volodimir Zelensky e tha se nuk sheh ndonjë kërcënim të afërt ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit.
“Megjithatë ne jemi të kujdesshëm dhe po vëzhgojmë nga afër lëvizjet e Moskës. NATO-ja ka prani ushtarake në rajon, kemi KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, ishte komenti i tij.
Në fjalimin e mbajtur para ligjvënësve të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, numri një i NATO-s, i renditi edhe një herë avantazhet e anëtarësimit të vendit në aleancën më të madhe ushtarake të globit, ndërsa kërkoi nga deputetët maqedonas unitet në rrugëtimin drejt BE-së.
“Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi që të punojnë së bashku dhe ta çojnë vendin përpara. Ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni siç keni punuar për anëtarësimin në NATO, ta kompletoni udhëtimin tuaj drejt familjes europiane”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel