Ukraina
Stoltenberg: Nuk ka dyshim se Ukraina do të jetë dikur në NATO
Sekretari i Përgjithëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se nuk parashikon një përfundim të shpejtë të luftës në Ukrainë, pasi sipas tij, “shumica e luftërave zgjasin më tepër sesa që pritet fillimisht”.
“Ne të gjithë urojmë që të ketë paqe sa më shpejt. Por, në të njëjtën kohë, duhet ta pranojmë: nëse presidenti Zelensky dhe ukrainasit ndalojnë së luftuari, atëherë shteti i tyre më nuk do të ekzistojë. Nëse presidenti Putin dhe Rusia ulin armët, atëherë do të kemi paqe”, ka thënë ai në një intervistë për “Funke”.
Ai është shprehur i bindur se dikur Ukraina do t’i bashkohet NATO-s.
“Nuk ka dyshim se Ukraina do të jetë dikur në NATO”, tha Stoltenberg, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, ai i ka bërë thirrje Gjermanisë që ta rrisë buxhetin për mbrojtje.
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës