Lajme
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
Pa dyshim se Petrit Gora është një figurë kyçe në skenën kulturore, duke shërbyer tash e 10 vjet si drejtor i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar Anibar, i cili mbahet çdo vit në Pejë, përcjell albinfo.ch.
Anibar është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë.
Prej vitit 2022, Petriti është edhe drejtori i REX Animation Film Festival në Stokholm të Suedisë, ku ka kontribuar në zgjerimin e tij nga një festival i filmit evropian në një festival ndërkombëtar.
Përkushtimi i tij synon rritjen e festivalit në sferën vendore dhe ndërkombëtare, si dhe promovimin e animacionit suedez brenda dhe jashtë vendit.
Këtë vit, REX Animation Film Festival feston edicionin e 10-të, dhe kemi kënaqësinë të njoftojmë se falë bashkëpunimit mes Ambasadës së Kosovës, REX dhe Anibar, në këtë edicion do të shfaqen dhe promovohen filma të animuar nga Kosova, të prodhuar vitet e fundit nga animatorët tanë të talentuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland” Shqiptarja Ema Hoti është përzgjedhur finaliste nga 250 vajza që ishin konkurrente ...
-
Itali: Vallja shqiptare doli fituese e festivalit folklorik internacional
-
Filmi “Pikë uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar
-
Sylë Mujaj, ekspozitë në Paradiso (Lugano): Arti që kalon kufijtë kombëtarë
-
Libri mbi Luftën e Kosovës, në Panairin e Librit në Frankfurt 2024
Jeta në Zvicër
-
Granit Xhaka i lumtur me skuadrën: Të luash kështu si mysafir, është e jashtëzakonshme Skuadra e Bayer Leverkusen arriti fitore të madhe mbrëmë në UEFA Champions League në sezonin e...
-
Sulm me thikë në Roterdam: Një i vdekur, një zviceran i plagosur rëndë
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë tetorit
-
Zvicër: Rriten kërkesa për shtëpi për një familje