Kuriozitete

Stjuardesë për 60 vjet

Tani ajo fluturon nëpër qiell me American Airlines me klasën e lartë për shkak të përvojës së saj të padiskutueshme

Bette Nash ishte 21-vjeçare kur kishte nisur të punonte si stjuardesë – dhe akoma vazhdon të punojë edhe pse tani mbush 82 vjet.

Ajo nisi karrierën e saj në ajër kur Dwight Eisenhower ishte president i Eastern Airlines.

Tani ajo fluturon nëpër qiell me American Airlines me klasën e lartë për shkak të përvojës së saj të padiskutueshme.

Veterania, që ka gjashtë dekada punë, njihet si ylli i kompanisë American Airlines, transmeton Albinfo.ch.

Nash njëherë kishte punuar edhe për një kompani të Donald Trumpit, por ishte larguar kur aeroplani pati disa probleme.

“Ishte e tmerrshme”, ka thënë ajo për AFP-në, duke shtuar se “vetëtimat vazhdonin dhe mendoj se madje kemi fluturuar edhe mbi Shtëpinë e Bardhë atë natë, që ishte krejt ilegale”.

“Unë e nis ditën në 2:10 të mëngjesit. Lë dy alarme dhe sapo të zgjohem ngrihem në këmbë”, ka thënë ajo.

Nash kujdeset për djalin e vetëm të saj, i cili është me nevoja të veçanta.

Edhe pse gjashtë dekada punë, ajo thotë se tani nuk e di se kur do ta përfundojë karrierën.

“Nuk do të punoj deri kur të jem 90-vjeçare”, ka thënë ajo.

Por kur pyetet për pensionim, ajo thotë se “nuk dua të mendoj për të”.