Kuriozitete
Stjuardesat fitojnë rastin lidhur me madhësinë e rrobave
Dy shoqëruese të fluturimeve kishin paditur kompaninë për diskriminim, duke thënë se nuk mund të vishnin rroba që u kërkonte kompania
Një gjykatë në Rusi ka përjashtuar mundësinë që kompania e fluturimeve “Aeroflot” të urdhërojë stafin e saj se çfarë të veshin.
Dy shoqëruese të fluturimeve kishin paditur kompaninë për diskriminim, duke thënë se nuk mund të vishnin rroba që u kërkonte kompania, për shkak të përmasave të tyre trupore.
“Aeroflot” u kishte thënë stjuardesave që të mos vishnin uniforma më të mëdha se ato me numrin 42 në Evropë. Por gjykata ka vendosur se kjo politikë është diskriminuese, përcjell Albinfo.
Si dënim, një kompensim i vogël për humbjen e pagave dhe një shumë shtesë është ndarë për stjuardesat.
Pasi fitoi rastin, një nga punëtoret, Irina Ierusalimskaya ka thënë se numri i rrobave të saj s’ka të bëjë asgjë me performancën.
“Jam e sigurt që madhësia e rrobave nuk mund të lidhet me kualitetet profesionale. Kjo nuk ka logjikë. Sepse, së pari, duhet të jesh profesionist në atë që bën, dhe pamja është sekondare”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












