Kosova

Statuti i Trepçës nuk kalon në komisionin parlamentar

Komisioni për Zhvillim Ekonomik nuk e ka votuar draft-statutin për kalimin e Trepçës nga ndërmarrje publike në shoqëri aksionare.

Me kërkesë të anëtarëve të komisionit, është vendosur që të krijohet një grup punues, i cili do ta rishikojë nga fillimi draft-statutin e propozuar nga bordi i Trepçës.

Debati më i madh u zhvillua për Nenin 6 në të cilin përcaktoheshin disa nga asetet e Trepçës.

Për këtë, komisioni, në bashkëpunim me bordin, u dakorduan për krijimin e një aneksi për vendosjen e të gjitha aseteve ekzistuese të Trepçës.

“Duhet të dihet në mënyrë definitive qartë çka është kapital themelor dhe duhet ta kemi parasysh se ka asete edhe jashtë Kosovës.

Gjithashtu, duhet të ceken të gjitha asetet, qoftë miniera, objekte apo toka dhe asnjë të mos lihet jashtë,” ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu.