Lajme
Statusi i azilit S është i vlefshëm deri në pesë vjet
Nëse Këshilli Federal nuk e revokon statusin S, ai do të mbetet në fuqi për pesë vjet, para se të shndërrohet në leje B
Rreth 65,000 personat, refugjatë të ardhur nga Ukraina, të cilët kanë marrë statusin e mbrojtjes S, mund të qëndrojnë në Zvicër deri në pesë vjet, të punojnë dhe të udhëtojnë jashtë vendit pa pasur nevojë për leje të posaçme.
Këtë e ka shpjeguar për gazetën “Le Temps” në gjuhën frënge ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, transmeton albinfo.ch. Nëse Këshilli Federal nuk e revokon statusin S, ai do të mbetet në fuqi për pesë vjet, para se të shndërrohet në leje B.
Sipas ministres Keller-Sutter, statusi i mbrojtjes do të revokohet vetëm nëse situata në Ukrainë normalizohet, që mund të ndodhë, për shembull, përmes një armëpushimi.
Megjithatë, personat nga Ukraina që janë strehuar në Zvicër duhet të bëjnë vazhdimin (përtëritjen) e statusit të mbrojtjes S, te autoritetet për çdo vit.
Kthimi i ukrainasve nga Zvicra në atdheun e tyre mund të bëhej në faza me afate të ndryshme nisjeje, siç ishte rasti me boshnjakët që patën kërkuar azil në Zvicër.
“Atëherë, të rriturit beqarë duhej të ktheheshin fillimisht, pastaj familjet pa fëmijë dhe në fund familjet me fëmijë”, ka thënë ministrja Keller -Sutter.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












