Shkurt.ch
Statusi “F” të zëvendësohet me një tjetër, që ofron perspektivë më të mirë
EKM parapëlqen opsionin e dytë që konsiston në krijimin e një statusi të ri. Por ky status duhet ta precizojë në mënyrë të qartë kohën e zgjatjes së “përkohshmërisë”, për shembull, për gjashtë vite

Komisioni Federal për Migracion (EKM) thekson rëndësinë që ka vënia në fuqi e një statusi të ri si përgjigje ndaj masave të pamjaftueshme plotësuese të statusit të qëndrimit të përkohshëm (viza F). Nisur nga kjo, EKM përshëndet synimin e Këshillit Federal për të prezantuar alternativën që do të zëvendësonte statusin F.
Raporti i Këshillit Federal “Pranimi i përkohshëm dhe nevoja për mbrojtje: analiza dhe opsionet e veprimit”, prezanton tre variante. EKM parapëlqen opsionin e dytë që konsiston në krijimin e një statusi të ri. Por ky status duhet ta precizojë në mënyrë të qartë kohën e zgjatjes së “përkohshmërisë”, thuhet në komunikatën e komisionit të përmendur.
Nisur nga studimi që Roger Zetter e ka bërë me porosi të EKM-së me temën “Mbrojtja”, komisioni ka propozuar në vitin 2014 heqjen e masave plotësuese të statusit F dhe zëvendësimin e tyre me krijimin e një statusi të ri “komplementar të azilit”, transmeton albinfo.ch. Studimi tregon se numri i njerëzve që janë dëbuar nga vendi i tyre por që nuk i plotësojnë kriteret për të qenë refugjatë në kuptimin e Konventës së Gjenevës është rritur shumë viteve të fundit. Shumica e madhe e atyre që kanë fituar statusin e qëndrimit të përkohshëm mbeten gjatë në Zvicër. Në të njëjtën kohë, shumë hulumtime tregojnë se ky status e vështirëson me të madhe integrimin në tregun e punës. Për të plotësuar më mirë nevojat për mbrojtje të kësaj kategorie dhe për të lehtësuar integrimin e tyre, kërkohet një alternativë e cila i heq pengesat e deritashme dhe synon që personave të prekur t`ua hapë një perspektivë.
EKM mbështet opsionin e dytë të veprimit që konsiston në krijimin e një statusi të ri të azilit (p.sh. statusi A) edhe nëse ky propozim përmirësimi i bërë nga qeveria nuk e mbulon konceptin e EKM-së për “statusin komplementar të mbrojtjes”. Varianti i dytë përmban në vete një status pozitiv të mbrojtjes, pa bërë kufizim në qarkun e të adresuarve, siç bëhet në opsionin e parë. Por ky opsion veprimi duhet patjetër të kufizohet në kohë, për shembull për gjashtë vite, në mënyrë që personat e prekur të kenë mundësi të planifikojnë të ardhmen e tyre. Në të kundërtën, ekziston rreziku që pasiguria të bartet në gjenerata të familjeve të kësaj kategorie. Veç kësaj, personat nga ky grup duhet të barazohen në politikën për integrim me grupin e refugjatëve të pranuar.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?