Bota

Statujat, në nderim të burrave të vetëvrarë

Një instilacion i fuqishëm artistik me 84 skulptura me madhësi njeriu është krijuar për të paraqitur vetëvrasjet mes burrave dhe u zbulua në kulmin e një ndërtesë në Londër.

Fushata e quajtur Projekti 84 është krijuar për të theksuar faktin që 84 burra bëjnë vetëvrasje çdo javë në Britani të Madhe. Organizatori i fushatës, Simon Gunning, tha se këto statuja u bënë për të ilustruar madhësinë e problemit, përcjell albinfo.ch.

“Atëherë këto statuja i kemi bërë për të parë se sa i madh ky problem është mes nesh. Kishte familje që na përkrahen në këtë ide për të nderuar baballarët apo të bijtë e tyre që u vetëvranë”, tha ai.

Vetëvrasja vazhdon të jetë vrasësi i vetëm i madh mes burrave nën moshën 45-vjeçare në shtet, derisa 3 në çdo 4 viktima janë burra. Skulpturat e krijuara nga artisti amerikan Mark Jenkins dhe bashkëpunëtorja e tij Sandra Fernandez janë përfaqësim vizual i 84 burrave të vërtetë britanikë, të cilët u vetëvranë.