Tematike
Statistikë: Ballkanasit nuk janë në mesin e më të kriminalizuarve në Zvicër
BFS i ka bërë bashkë në një rubrikë të gjithë shtetasit e ish-Jugosllavisë, pa i ndarë sipas shteteve, shtetësinë e të cilave ata e mbajnë sot!
Ndonëse në numra absolutë, qytetarët e vendeve të dala nga ish-Jugosllavia janë në krye të listave për kryerje të veprave penale, ata, në proporcion me numrin e tyre në Zvicër nuk e kalojnë mesataren në këtë listë të palavdishme.
Pra, llogaritur në 1000 banorë, të parët për shkelje të ligjit janë njerëz nga Afrika jugperëndimore, ata nga Afrika Perëndimore dhe afrikanët e veriut. Pas tyre vijnë shtetasit e vendeve të Karibikut: Xhamajka, Haiti dhe Republika Dominikane.
Me shifrat e publikuara sot nga Zyra Federale për Statistika (BFS), kjo duket kështu: Afrikanët jugperëndimorë kanë një shkallë prej 31 promilash sa u përket delikteve dhe shkeljeve të ligjit. Pas tyre, me 21.2 promila vijnë afrikanët perëndimorë dhe me 18.3 promila, afrikanët veriorë.
Është ndërkaq e habitshme përse BFS i ka bërë bashkë në një rubrikë të gjithë shtetasit e ish-Jugosllavisë, pa i ndarë sipas shteteve, shtetësinë e të cilave ata e mbajnë sot!
Para dy vjetësh, kur Zyra Federale për Statstika (BFS) e kishte publikuar për herë të parë një statistikë që e tregonte gjendjen e kriminalitetit mbi bazë të nacionalitetit, turqit ishin dukshëm më lart, transmeton albinfo.ch agjencinë zvicerane të lajmeve SDA. Ndërsa sipas statistikës më të re, ata, me 9 promila janë afruar me shkallën që ku janë shtetasit e vendeve të ish-Jugosllavisë, që është 7.9 promila.
Ndryshe, zviceranët, me 2.5 promilë nuk janë “më të ndershmit”në vend. Kanadezët, suedezët, irlandezët dhe indianët që jetojnë në Zvicër kanë vetëm një deri në një e gjysmë të dënuar në 1000 banorë.
Sa u përket delikteve me narkotikët, afrikanët perëndimorë janë bindshëm në krye të listës. 900 prej tyre janë dënuar gjatë vitit 2018 për shkelje të ligjit përkatës, bën tüë ditur statistika e fundit e BFS, transmeton albinfo.ch. Por menjëherë pas tyre vijnë shqiptarët me afër 500 dënime. Këtu nuk precizohet nëse bëhet fjalë për shtetasit e Shqipërisë apo për shqiptarët në përgjithësi.
Është interesante se gratë me shtetësi të huaj, me vizë B dhe C janë sipas kësaj statitike pothuajse të papërfshira në delikte, pra afër 0 promila. Por përjashtm bëjnë gratë nga Afrika Jugperëndimore, Republika Dominikane, Afrika Perëdnimore dhe Kamboxha. Ato arrijnë shkallën pre 10 deri 23 promilë në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës