Futboll

Statistikat e Xhakës në Bayer Leverkusen

Edicioni sapo përfundoi për mesfushorin shqiptar

Ky edicion në futbollin gjerman përfundoi për Granit Xhakën dhe Bayer Leverkusen.

Leverkusen sapo fitoi Kupën e Gjermanisë, pikërisht me golin e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka.

Leverkusen shkroi historinë pasi më parë fitoi titullin, derisa në garat në Gjermani nuk pësoi asnjë humbje. Humbja e vetme erdhi nga Atalanta në finale të Ligës së Evropës.

Sidoqoftë, ky ishte një edicion i jashtëzakonshëm për Xhakën dhe Leverkusenin.

Mesfushori shqiptar shënoi tre gola në Bundesliga dhe një në Kupën e Gjermanisë, derisa në total zhvilloi 50 ndeshje.

Por, Xhaka krijoi shumë raste për bashkëlojtarët dhe pasime kyc, madje njëri nga më të mirët në Evropë.

Pas një forme të jashtëzakonshme, Xhaka kthehet te Zvicra për Euro 2024, që fillon në mes të qershorit në Gjermani.