Lajme
Statistika: Shqiptarët nuk janë pijedashës
Shqiptarët nuk janë pijedashës. Në renditjen globale Shqipëria renditet e 90-ta, nga 190 shtete të marra në shqyrtim për konsumin e alkoolit.
Pra, në listën e publikuar konsumi është disa herë më i ulët, pavarësisht nga perceptimi.
Konsumi vjetor për banor raportohet 4.4 litra, sasi kjo që na çon shumë larg vendeve të para, si ishujt Cook, Letonia, Çekia e Lituania, ku norma vjetore e konsumit për frymë kalon 12 litra, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Edhe në raport me rajonin, shqiptarët bashkë me fqinjët e Maqedonisë së Veriut janë më pak të prirur për të pirë alkool, ndërsa pijedashësit më të mëdhenj jetojnë ne Malin e Zi. Në sasi, birra mban peshën kryesore të konsumit, ndjekur nga rakia dhe vera.
Edhe statistikat zyrtare të Eurostat e rendisin Shqipërinë të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë.
Pijet alkoolike janë më të lirat në Evropë në Maqedoninë e Veriut, me 81 për qind të mesatares evropiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219 për qind të mesatares evropiane.
Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri është 86 euro, ndërsa në Bashkimin Europian 286 euro.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











