Lajme
Statistika: Sëmundjet e zemrës shkaktojnë më shumë vdekje se të gjitha kanceret e aksidentet bashkë

Sëmundjet e zemrës vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA, sipas një raporti të ri nga Shoqata Amerikane e Zemrës. Sipas statistikave të fundit, sëmundjet kardiovaskulare shkaktuan më shumë vdekje se të gjitha llojet e kancerit dhe aksidentet së bashku.
Në vitin 2022, që është viti i fundit për të cilin janë në dispozicion të dhëna për vdekshmërinë, rreth 941,652 persona kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve të zemrës, duke shënuar rritje prej mbi 10,000 vdekje krahasuar me vitin paraprak, 2021.
Megjithatë, vdekshmëria bazuar në moshë ka rënë krahasuar me vitin e kaluar, ka raportuar FoxNews.
“Po shohim disa përparime në lidhje me përhapjen e kolesterolit të lartë dhe uljen e incidencës së konsumimit të duhanit, por kemi humbur terren në lidhje me diabetin, obezitetin dhe hipertensionin”, ka thënë Bradley Serwer, kardiolog nga Maryland.
Sipas të dhënave, dikush vdes nga sëmundja e zemrës çdo 34 sekonda në SHBA, me një mesatare prej 2,500 njerëzve çdo ditë.
Keith Churchwell, presidenti vullnetar i Shoqatës Amerikane të Zemrës, e quajti këtë një shqetësim të madh.
“Është shqetësuese të vërejmë se pesha e tepërt tani po shkakton më shumë vdekje sesa duhani”, ka thënë ai.
Raporti ka treguar gjithashtu se më shumë se 72% e të rriturve në SHBA kanë “peshë të pashëndetshme”, e cila definohet si indeks i masës trupore (IMT) prej të paktën 25 njësi.
Përveç kësaj, gati 42% e të rriturve janë obezë, me IMT prej 30 njësi ose më shumë.
Në lidhje me grupet etnike, gratë afro-amerikane kishin nivelin më të lartë të obezitetit (57.9%), ndërsa gratë aziatike kishin nivelin më të ulët (14.5%).
“Pesha e tepërt tani po na kushton më shumë jetë sesa duhani – pasi niveli i konsumimit të duhanit ka rënë në vitet e fundit. Pesha e tepërt është ‘duhani i ri’ kur bëhet fjalë për kërcënimet ndaj shëndetit”, ka theksuar doktori Latha P. Palaniappan, profesor i mjekësisë kardiovaskulare në Universitetin e Stanfordit.
Raporti gjithashtu ka gjetur se nivelet e kolesterolit të lartë kanë rënë, gjë që i atribuohet përmirësimit të zakoneve ushqimore dhe stilit të jetesës, disponueshmërisë së barnave dhe kontrollit më të mirë klinik.
Ekspertët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të reduktuar faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë trajtimin e konsumimit të duhanit, kolesterolit të lartë, obezitetit, hipertensionit dhe diabetit.
E-Diaspora
-
Permanence, më shumë se një spitex standard “Në Spitex Permanence, kujdesi shkon përtej një shërbimi standard – ne ofrojmë një mbështetje të personalizuar,...
-
Tryezë me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve komunale në Gjenevë
-
Napoli: Albulen Neziri me ekspozitë personale
-
Adis Selimi kandidon për deputet në Bundestagun gjerman
-
Platforma Albinfo.ch festoi 17-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një mbrëmje gala në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pesë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Këshilli Federal kundërshton kohën më të shkurtër të pritjes për natyralizime dhe qeveria është e vendosur...
-
Permanence, më shumë se një spitex standard
-
Britanikët duan trena të drejtpërdrejtë për në Zvicër
-
Më pak të huaj vijnë në Zvicër por rritet popullata me sfond migracioni
-
Tryezë me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve komunale në Gjenevë