Lajme
Starton mësimi në shkollat austriake
Shkollat e Austrisë rihapen sot dhe mbeten në një fazë Sicherheitsfaze (“faza e sigurisë”) që do të thotë se duhet të vendosen maska në të gjitha zonat e mbyllura të shkollës dhe nxënësit duhet të bëjnë teste Covid tri herë në javë, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit, njofton albinfo.at.
Këto masa fillimisht ishin në fuqi të paktën deri në fund të kësaj jave, por që tani është shtyrë deri më 28 shkurt.
Nëse ka një rast të vetëm të konfirmuar të Covid-19 në një klasë, mësimi në klasë vazhdon dhe vetëm fëmija që ka rezultuar pozitiv duhet të qëndrojë në shtëpi. Megjithatë, fëmijët e mbetur më pas duhet të testohen çdo ditë për pesë ditë, dhe nëse gjendet një rast tjetër me koronavirus brenda tre ditëve, e gjithë klasa duhet të kalojë në mësimin në distancë. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit