Lajme
Startojnë fluturimet edhe nga Gjeneva drejt Prishtinës, tri herë në javë
Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” do të ketë fluturime edhe nga Gjenevë dhe anasjelltas. Fluturimet e radhës do të jenë gjatë tri ditëve në këtë javë.
Kompania e fluturimeve Air Prishtina ka njoftuar se do të ketë fluturime edhe nga Gjeneva drejt Kosovës.Gjatë tërë korrikut do të ketë fluturime tri herë në javët, shkruan albinfo.ch.
Albinfo.ch është njoftuar se fluturimi do të realizohet nga kompania CHAIR nga Gjeneva për në Prishtinë, 3 herë në javë, përkatësisht të martave, të premteve dhe të dielave.
Sqarim: Aeroporti i Prishtinës kërkon që për fluturime në kthim duhet të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencitë.
Po ashtu duhet të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi, kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e ambasadave/Zyrave të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare, transmeton albinfo.ch.
Rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline përmes internetit të Air Prishtina www.airprishtina.com ose përmes numrave 038 222 099 dhe +41 44 221 19 17.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani Vjenë, 4 nëntor 2024: Nën moton ‘‘Letërsia si instrument politik’’, PEN Qendra e Austrisë ka nisur...
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara A jetojnë politikanë e Cyrihut në banesa të subvencionuara?...
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve