Lifestyle

“Star Wars: The Last Jedi” prin në arkat filmike

Filmi shtoi edhe 68.5 milionë dollarë në arkë. E, përfitimet nga shitjet e biletave kanë arritur në 365 milionë dollarë

“Star Wars: The Last Jedi” ka vazhduar dominimin në arkat filmike në SHBA gjatë fundjavës së Krishtlindjes. Sipas vlerësimeve, filmi shtoi edhe 68.5 milionë dollarë në arkë. E, përfitimet nga shitjet e biletave kanë arritur në 365 milionë dollarë.

Në mesin e lansimeve të reja, në vendin e dytë renditet “Jumanji: Welcome to the Jungle”, në të cilin aktrojnë Dwayne Johnson dhe Kevin Har. Filmi ka marrë rreth 34 milionë dollarë këtë fundjavë, duke e rritur totalin në 50 milionë dollarë. “Pitch Perfect 3” ndodhet në vendin e tretë me një fundjavë prej 20.5 milionë dollarësh përfitime, ndërsa “The Greatest Showman” me Hugh Jackman, Zac Efron dhe Zendaya fitoi 8.5 milionë dollarë në debutimin e tij, dhe u rendit i katërti.

Lista prej 5 filmave më fitimprurës të fundjavës mbyllet me “Ferdinand”, që grumbulloi 7 milionë dollarë.

https://www.youtube.com/watch?v=Q0CbN8sfihY