Lajme
Standardi i jetesës në Zvicër dhe Austri, më i lartë se në pjesën më të madhe të Evropës
Standardi i jetesës në Zvicër u rendit lartë në indeksin e fundit që përfshiu të gjitha shtetet Evropës
Një studim i ri nga Enti Federal i Statistikave (FSO) e ka renditur Zvicrën në vendin e tretë, pas Luksemburgut dhe Norvegjisë, për sa i përket shpërndarjes së të ardhurave dhe standardit të jetesës, shkruan albinfo.ch.
“Standardi i jetesës në Zvicër mbetet një nga më të lartët në Evropë. Kjo do të thotë se pavarësisht niveleve të larta të çmimeve, gjendja financiare e popullsisë, pas zbritjes së shpenzimeve të detyrueshme, është më komode se ajo e vendeve fqinje dhe vendeve të Bashkimit Evropian”, tha OFS.
Të ardhurat mesatare të disponueshme në Zvicër për vitin 2020 – viti i fundit për të cilin disponohen të dhëna zyrtare – ishte 2.1 herë më i lartë se ai i Portugalisë, 1.4 herë më i lartë se ai i Francës, 1.2 herë më i lartë se ai i Gjermanisë dhe 1.1 herë më i lartë se ai të Austrisë, sipas FSO.
Edhe Austria është rënditur lart në këtë studim, sipas së cilës banorët e këtij shteti jetojnë me një standart të mirë jetese me të ardhura të larta, pavarësisht viteve të fundit qe ka kapluar kriza të gjitha shtetet.
Sipas FSO, Austria u rendit në vend të katërt, menjëherë pas Zvicrës për sa i përket shpërndarjes së të ardhurave dhe standardit të jetesës. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’