Lajme
Standarde të reja në shkëmbimin arsimor shqiptaro-zviceran
Universiteti i Arsimit Schwyz (Shkolla e Lartë Pedagogjike ose PH Schwyz) dhe Universiteti i Tiranës në Shqipëri po zbatojnë aktualisht një projekt ndërkombëtar novator të quajtur “Peer Exchange Network in Teacher Education” (Rrjeti i shkëmbimit të kolegëve në edukimin e mësuesve), transmeton albinfo.ch. Qëllimi i këtij projekti është të promovojë shkëmbimin ndërkulturor dhe të forcojë kompetencat ndërkulturore si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Si pjesë e këtij programi shkëmbimi, studentë bachelor dhe pedagogë nga të dy institucionet marrin pjesë në modulet didaktike dhe transkulturore gjuhësore që janë përpunuar në bashkëpunim mes tyre. Në këtë kontekst eksplorohet jo vetëm përmbajtja teknike, por edhe traditat e ndryshme të mësimdhënies dhe të nxënit të të dy vendeve.
Në tetor të vitit 2023 dhjetë studentë nga PH Schwyz kanë ndjekur një modul në Universitetin e Tiranës, ku kanë zhvilluar shkëmbime intensive me studentë shqiptarë, thuhet në një njoftim në faqen e universitetit të përmendur, phsz.ch. Vizita e kthimit është planifikuar për në maj të vitit 2024, kur priten dhjetë studentë shqiptarë të vijnë në PH Schwyz.
Reagimet e deritanishme nga pjesëmarrësit tregojnë se shkëmbimi si gjatë kurseve, ashtu edhe në aktivitetet e kohës së lirë shihet si një pasurim për trajnimin akademik, mirëkuptimin ndërkulturor dhe zhvillimin personal, përcjell albinfo.ch. Studentët raportojnë rritje të vetëbesimit për t’u marrë me kompetencë me diversitetin gjuhësor dhe kulturor në jetën e përditshme shkollore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












