Shkurt.ch

“Standard & Poor” ul rejtingun e 6 bankave evropiane

Agjencia e vlerësimeve kreditore "Standard & Poor" ka ulur rejtingun e 6 bankave evropiane , duke përfshirë bankat e mëdha si ajo britanike "HSBC Holdings" dhe "Credit Suisse" e Zvicrës

Arsyetimi për këtë nënvlerësim është thënë të jetë për shkak gjasave  të vogla që qeveritë e atyre vendeve të ofrojnë ndihmë në rast të shpërthimit të krizës.

Në mesin  e bankave me nënvlerësim afatgjatë është edhe banka britanike “Lloyds Bank “ dhe  “Barclays”, po ashtu është  ulur rejtingu afat shkurtër edhe për “Standard Chartered” dhe për bankën britanike “Royal Bank of Scotland “.

“Standard & Poor”   ështe duke shqyrtuar edhe rejtingun  e gjashtë bankave në Gjermani dhe Austri, duke përfshirë “Deutsche Bank”, “Erste Group”, “Raiffeisen Bank” dhe “UniCredit Bank” në Austri.