Lajme

Stamboll: Ndalohet konsumimi i alkoolit në hapësira publike

Në Stamboll nuk do të lejohet shitja dhe konsumimi i pijeve alkoolike në parqe, plazhe dhe hapësira të tjera publike.
Përmes një deklarate për shtyp, guvernatori Davut Gul u shpreh se vendimi është marrë “për të parandaluar ngjarjet që mund të prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve”, përcjell albinfo.ch.
Ky ndalim nuk vlen për ambientet në vende të hapura publike që tashmë kanë licencë për të shitur alkool, teksa dënimi për shkelësit e vendimit do të jetë 617 lira turke, rreth 21 euro. Ndryshe, në Turqi është i ndaluar edhe reklamimi i pijeve alkoolike në vitrinat e dyqaneve.