Integrimi
SRF kërkon një aktore shqiptare-zvicerane për serialin me temë shqiptare
Ajo që kërkohet me audicion është aktorja që do të luajë rolin e Editës, një nënë vetushqyese (mosha: 25-35 vjeç), që e flet shqipen dhe gjermanishten zvicerane
Transmetuesi publik i Zvicrës, SRF, në këtë rast televizioni zviceran ka nisur projektin e një seriali televiziv mbi shqiptarët në Zvicër. Ky serial që ka edhe tone komike, synon të pasqyrojë realitetin e komunitetit të këtushëm shqiptar, duke vënë në lojë edhe paragjykimet rreth tij.
Për të realizuar serialin, ekipit i nevojitet aktorja kryesore, një shqiptare e moshës 25 deri 35 vjeçe. Enkas për të gjetur aktoren e përshtatshme më 31 gusht dhe 1 stator do të bëhet një audicion (Casting), thonë për albinfo.ch nga ekipi, pjesë e të cilit është edhe shqiptari Besnik Bala, aktor që jeton në Zvicër.
Në vazhdim, teksti i dërguar për publikim, nga stafi i serialit.
Roli kryesor, d.m.th. EDITA është një nënë vetushqyese (mosha: 25-35 vjeç, që e flet shqipen dhe gjermanishten zvicerane) përballet me kaosin e jetës së saj të përditshme, me zemër, humor dhe peripecitüe e saj.
Ne, duke përfshirë Lidija Burčak, Christine Wiederkehr, Besnik Bala dhe Mona Petri, do të ofrojmë dy seminare audicioni (Casting workshops) më 31 gusht dhe 1 shtator në Cyrih për të gjetur aktoren që do të luajë rolin kryesor për një serial televiziv të zhanrit komedi për SRF Ne kemi marrë një mbështetje të vogël financiare nga Migros Kulturprozent për kërkimet në këtë drejtim dhe gjithashtu për të kërkuar një aktore të mundshme kryesore gjatë zhvillimit të projektit.
Për shkak se për ne ka rëndësi që personazhi të jetë sa më autentik, që humori të ketë tonin e duhur dhe që klishetë të thyhen e të kthehen herë pas here, ne duam të jemi në kontakt me aktoret gjatë procesit të shkrimit dhe t`i marrim, t`i regjistrojmë veçoritë dhe aftësitë e tyre të veçanta për t`i integruar në historinë tonë, transmeton albinfo.ch fjalët e stafit të serialit.
Edhe pse në Zvicër jetojnë shumë shqiptarë dhe shumë prej tyre kanë dy shtetësi, këtu pothuajse mungojnë aktore vërtet të njohura. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund – dhe nuk duam – të përdorim skedarët e zakonshëm të agjencive të kastingut. Ne gjithashtu e dimë se sa e vështirë ose e pakëndshme mund të jetë për aktoret që të prodhojnë vetë një video të kastit dhe për këtë arsye ne po ofrojmë një seminar falas të audicionit në Cyrih për dy ditë, në të cilin të gjithë pjesëmarrëset mund të aplikojnë me një video të suksesshme në fund nëse ato tregohun të interesuara për rolin.
Është qëllimi për t’u dhënë një shans talenteve që janë ende shumë pak të vërejtur dhe nuk kanë pasur mundësi të fitojnë shumë përvojë dhe për të dhënë kështu një kontribut për t’i bërë më të larmishme listat e aktorëve, përcjell albinfo.ch. Dhe sigurisht edhe për të krijuar një serial sa më të madh, prekës dhe komik.
Ata/ato që mendojnë se e gjejnë veten në këtë projekt, mund të paraqiten në numrin e telefonit 079 820 90 52 ose në adresën elektronike: [email protected]
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i tij, por se...
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa
-
Zvicra përpiqet të tërheqë sa më shumë milionerë