Gjuha

Sqarohet Ministria e Diasporës për tekstet shkollore

Tekstet shkollore janë nisur për nxënësit e diasporës më 29 gusht 2012

Ministria e Diasporës së Kosovës sqaron se në artikullin “Nxënësit në diasporë pa tekste shkollore”, të publikuar më 06.09.2012 në portalit albinfo.ch se për botimin e këtyre teksteve shkollore është njoftuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë në muajin korrik 2012, ndërsa librat i ka nisur për në vendet e diasporës më 29 gusht.

Librat dërgohen në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, të cilat, më pas, i shpërndajnë nëpër shkolla. Ndërkaq, në Austri librat i pranon dhe i shpërndan vetë Ministria e Arsimit e Austrisë, thonë zyrtarët e Ministrisë së Diasporës.“Këto libra MASHT-i Ministrisë së Diasporës ia ka dorëzuar më 29 gusht 2012 dhe Ministria e Diasporës po atë ditë i ka nisur në destinacionet e përmendura”, thuhet në sqarimin e Ministrisë së Diasporës.

Ministria e Diasporës thotë se dërgimi i librave është në vazhdën e prioriteteve për institucionalizimin e arsimit plotësues në mërgatë.

“Ministria e Diasporës dërgoi libra shkollorë, të botuar nga MASHT-i dhe lektyra shkollore për  nevojat e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët tanë në diasporë”, thonë zyrtarët e kësaj ministrie.

Sipas tyre, librat dërgohen në 13 vende të Evropës, përkatësisht në vendet ku mbahet mësimi plotësues në gjuhën shqipe:     – Në Gjermani – 1000 komplete; 6.000 ekzemplarë     – Në Zvicër – 1000 komplete; 6.000 ekzemplarë     – Në Suedi, Norvegji dhe në Danimarkë – 1000 komplete; 6.000 ekzemplarë     – Në Austri – 530 komplete; 3180  ekzemplarë      – Në Mbretërinë e Bashkuar – 500 komplete; 3.000 ekzemplarë     – Në Belgjikë – 200 komplete; 1200 ekzemplarë     – Në Itali – 70 komplete; 420 ekzemplarë     – Në Finlandë – 100 komplete;  600 ekzemplarë     – Në Kroaci – 70 komplete; 420 ekzemplarë     – Në Slloveni – 50 komplete; 300 ekzemplarë dhe     – Në Francë – 50 komplete. 300 ekzemplarë           Gjithsej: 27.420 ekzemplarëNdërkaq, lektyra shkollore për 14 bibliotekat shkollore:Suedi – 13 komplete për 13 shkolla në qytetet e ndryshme; 2046  ekzemplarë;  Francë – 1 komplet për qytetin Lion;  124 ekzemplarë; Gjithsej: 2170 libra shkollorë, thuhet mes tjerash në sqarimin e Ministrisë së Diasporës, e cila ofron si dëshmi edhe faksimilet e pranimit të teksteve nga Ministria e Arsimit.

Ky sqarim është botuar si reagim i artikullit në vijim: