Lajme

Sqarim për mërgimtarët: Testi nuk është obligativ për COVID-19

Meqenëse pika 8 e vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku thuhet se të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë, ka nxitur shumë debat, shkruan albinfo.ch.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka kërkuar sqarime më të hollësishme nga institucionet kompetente lidhur me atë se a është obligativ apo vetëm rekomandues ky test. Përegjës nga Ministria e Shëndetësise kanë pohuar se ky test nuk është obligativ, por vetëm rekomandues.

Këtë e ka qartësuar edhe ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, i cili gjatë një vizite në Gjilan e konfirmoi se testi negativ për koronavirus nuk është obligativ për ata që duan të hyjnë në Kosovë.