In&Out

Reportazh: Shqiptarët në kampin Lyon

Ekipi i Albinfo.ch ka realizuar një reportazh të gjerë lidhur me këtë temë, i cili u transmetua në emisionin e saj IN&OUT në RTK me 6 nëntor 2013.

Javët e fundit mediat shqiptare, por sidomos ato të Francës dhe ndërkombëtare (Reuters) kanë shkruar për situatën e mjerueshme e afër treqind personave me prejardhje kryesisht nga Shqipëra dhe Kosova, të gjithë të mbledhur nën një urë të autostradës në Perrache, në Lyon të Francës.

Një sërë fotografish kanë qarkulluar në mediet elektronike, ku shihen burra, gra, dhe fëmijë të strehuar nën çadra modeste dhe me kushte higjienike katastrofale pikërisht në qendër të qytetit Perrache.

I shihni këto pamje ekskluzive të realizuara nga ekipi i albinfo.ch, i cili ka shkuar në vendngjarje për të takuar këta njerëz, për të cilët shumë pak flitet. Kush janë ata, nga vinë, si është e mundur që ata të jetojnë në kushte kaq të mjerueshme, tash më katër muaj.

Ekipi i Albinfo.ch ka realizuar një reportazh të gjerë lidhur me këtë temë, i cili u  transmetua në emisionin e saj IN&OUT në RTK.