Kosova
SPSP: Mbi 200 mijë punëtorë braktisën Kosovën në gjashtëmujorin e parë të këtij viti
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, mbi 200 mijë punëtorë kanë braktisur Kosovën, duke e rritur ndjeshëm numrin e atyre që emigrojnë jashtë vendit. Ky fenomen është veçanërisht i dukshëm në sektorët e ndërtimtarisë dhe të gastronomisë, ku ikja e punëtorëve është më e theksuar.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se statistikat e reja për numrin e punëtorëve që kanë braktisur Kosovën janë grumbulluar duke monitoruar flukset e tyre nëpërmjet aeroporteve dhe linjave të autobusëve.
Sipas tij, mbi 90 për qind e këtyre punëtorëve kanë qenë të punësuar në sektorin privat, transmeton albinfo.ch.
“Sipas të dhënave tona, kjo shifër mbi 200 mijë punëtorë. Unë e di që për dikë është një shifër jo shumë serioze. Por, megjithatë, ne llogarisim që janë diku rreth 250 mijë punëtorë në sektorin privat të Kosovës dhe është shumë normale që mbi 250 mijë i kemi pasur punëtorë pa kontrata pune, të cilët nuk kanë qenë të evidentuar. Si i kemi marrë këto statistika? Realisht ne kemi bërë vetë vizita, ku kemi marrë ikjen e punëtorëve që kanë dalë jashtë përmes aeroportit, ikjen e punëtorëve që kanë dalë përmes autobusëve dhe jemi ardhur deri tek një shifër, e cila tek ne është shumë më e madhe. Megjithatë, ne e kemi rrumbullaksuar në gjashtëmujorin e parë kemi mbi 200 mijë punëtorë, ose mund të themi mbi 200 mijë të rinj të kanë ikur nga Kosova…Nëse e marrim në balancim, punëtorët e sektorit privat me ata publik, është rreth 92 me 7 për qind të sektorit publik”, ka thënë ai për KP.
Tutje, ai ka thënë se mungesa e punëtorëve të kualifikuar po shkakton stagnim në shumë projekte madhore.
“Vërejtja më e madhe është te punëtorë e ndërtimtarisë, sepse ikja e tyre është bërë dyfish më e rëndë. Në njërën anë punëtorët e kualifikuar e kanë gjetur vetën shumë më mirë atje. Dhe, ana tjetër është që punëtorët në Kosovë tani për ta ndërtuar një pallat kompanisë të kualifikuar, e këta njerëz po mungojnë. Pra, ikja e rëndë e dyfishtë, ikja e njerëzve të kualifikuar dhe mungesë e punëtorëve të kualifikuar për të cilën shumë projekte edhe rrugore dhe të mëdha janë në stagnim e sipër për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar”, ka shtuar tutje ai.
Azemi ka thënë se nuk po merret asnjë veprim për të ndaluar këtë trend të ikjes.
“Mund të themi se është shumë më e madhe ikja këtë vit sesa vitet e kaluara procedurë për të ikur. Por, megjithatë edhe vitet e kaluara nuk ka qenë më keq. Mesatarisht 40 mijë deri në 60 mijë punëtorë (që kanë dalë jashtë vendit) kemi pasur gjatë 2022-ës dhe 2023-ës. Kemi ikje për të cilën askush nuk është duke e qarë kokën. Ne kemi propozuar që të ulemi si partner qeveria, punëdhënësit që ne që së paku t’ua ofrojmë atë që mundemi…Ata nuk kanë qenë të interesuar, por në fakt, tani definitivisht këtë fakturë po e paguan Kosova, por kryesoren po e paguajnë pronarët e kompanive që nuk kanë qenë në nivelin e duhur në raport me punëtorët”, thotë Azemi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë