Integrimi

Spreitenbach shpërblen me 10 mijë franga Grupin artistik të vallëzimit “Rinia”

Në shtatë vjet ekzistencë, grupi “Rinia” ka performuar me veshjet kombëtare rreth njëqind herë në Zvicër. Pjesë e saj janë 40 fëmijë dhe të rritur të moshave nga 5 deri 30 vjeç.

Grupi i Vallëzimit “Rinia” në Spreitenbach, i cili si mision ka ruajtjen e traditës dhe kulturës së shqiptarëve në Zvicër, ka fituar një shpërblim prej 10 mijë frangave nga komuna zvicerane e Spreitenbach-ut. Në shtatë vjet ekzistencë, grupi “Rinia” ka performuar me veshjet kombëtare rreth njëqind herë në Zvicër. Pjesë e saj janë 40 fëmijë dhe të rritur të moshave nga 5 deri 30 vjeç. Lajmi konfirmohet nga mediat zvicerane, por edhe nga vetë grupi artistik në faqen e tyre në “Facebook”, shkruan albinfo.ch.

“Pershëndetje për të gjithë ju miq, është nder dhe kënaqësi kur puna dhe përkushtimi shpërblehet.Grupi i Vallezimit “Rinia” do të shpërblehet me “Çmimin për Kulturë” nga Komuna jonë, ndihemi të nderuar dhe krenar. Falënderimi ju takon gjithë vallëtareve, sponzorëve dhe prindërve të grupit. Çmimi do të ndahet të premten e ardhshme. DANKE SPREITENBACH,” shkruan në faqen e tyre në Facebook.