Kosova

Sportisti nga Kosova me vendbanim në Zvicër shpallet Kampion Bote

Luan Rudaj është bërë kampion botëror në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing)

Sportisti nga Kosova që jeton në Zvicër, Luan Rudaj ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në sportin ndërkombëtar duke u bërë kampion botëror në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing).

Titullin e kampionit e mbrojti në vendin e origjinës së këtij sporti në Tajlandë në shkurt të këtij viti, njofton Ambasada e Kosovës në Bernë, transmeton Albinfo.ch.

“Në emër të Ambasadës së Kosovës në Bernë, Ambasadori Ukelli pati kënaqësinë që t’i ndajë mirënjohje për rezultatet e arritura dhe kontributin e tij në masovizimin e sportit tek diaspora shqiptare në Zvicër”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

I lindur në Zvicër, Luan Rudaj me krenari theksoi që në Federatë ka të regjistruar edhe shtetësinë e Kosovës pasi që synon që një ndeshje për kampion bote ta zhvilloj në Kosovë.

“Në këtë takim pranova mirënjohje për rezultatet e arritura dhe kontributin e dhënë në promovimin e sportit te diaspora shqiptare në Zvicër dhe më gjerë. Ndihem shumë i vlerësuar dhe falenderues për këtë mirënjohje dhe mbetem i përkushtuar për arritjen e sukseseve të tjera në të ardhmen”, tha Rudaj, përcjell Albinfo.ch.

“Sportistët si Luani janë Ambasadorët më të mirë të vendit tonë”, shkruan Ambasada