Futboll

Sportistët më të paguar: Ronaldo, i pari

Vlerësohet se Ronaldo ka fituar 260 milionë dollarë në 12 muajt e fundit

Revista e specializuar “Forbes” publikoi edhe për vitin 2024 klasifikimin e atletëve më të paguar në botë.

10 atletët e parë më të paguar të vitit 2024 kanë fituar më shumë se 100 milionë dollarë, për herë të parë në historinë e të dhënave të mbledhura nga Forbes, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 8 atletësh në vitin 2023.

Në tetë vitet e kaluara, që kur u bë për herë të parë atleti më i paguar në botë, për Cristiano Ronaldo kanë ndryshuar shumë gjëra.

Futbollisti portugez 39-vjeçar është transferuar nga Real Madrid te Juventus, e më pas te Manchester United, dhe tani në fund te Al Nassr, skuadër e Saudi Pro League. Një gjë, megjithatë, nuk ka ndryshuar në gjithë këto transferime. Ronaldo vijon të marrë pagesa të larta, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

Vlerësohet se Ronaldo ka fituar 260 milionë dollarë në 12 muajt e fundit, duke u bërë atleti më i paguar në botë për të katërtën herë në karrierën e tij.

Forbes vlerëson se falë kontratës me Al Nassr, Ronaldo ka fituar 200 milionë dollarë në këtë sezon. Dhe si një nga promovuesit më të suksesshëm të botës së sportit, Ronaldo ka fituar edhe 60 milionë dollarë jashtë fushe, falë sponsorizimeve, që përfshin ndër të tjera marrëveshjet me Nike, Binance dhe Herbalife.

Në total, 50 atletët më të paguar në botë fituan rreth 3.88 miliardë dollarë në 12 muajt e fundit, para taksave dhe tarifave të agjentëve, me rritje 13% krahasuar me shifrën rekord të 3.44 miliardë dollarëve vitin e kaluar.

Rreth 76%, ose 2.94 miliardë dollarë, vijnë nga fitimet në fushë (paga, bonus dhe çmime), pjesërisht për shkak të vazhdimit të fluksit të parave të Lindjes së Mesme në sport.

Pjesa e mbetur, 24%, ose 936 milionë dollarë, vjen nga sponsorizimet, paraqitjet, licencat dhe aktivitete të tjera tregtare, me rënie 13% krahasuar me një vit më parë (1,08 miliardë dollarë).

Vlera limit për 50 atletët më të paguar këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, është 45.2 milionë dollarë, me rritje 20% krahasuar me rekordin e mëparshëm të vitit 2022. Megjithatë, 10 lojtarë të rinj janë kualifikuar për klasifikimin, ndërsa tetë të tjerë janë rikthyer në listë pas një mungese prej një viti ose më shumë.

NBA ka numrin më të madh të lojtarëve se çdo sport tjetër (19), NFL (11) dhe futbolli renditet i treti (8 atletë). Prania e LIV Golf ndihet ende në klasifikim, falë dy prej pesë golfistëve në klasifikim, ku Jon Rahm renditet i dyti.

Golfisti spanjoll është një nga 22 atletët nën 30 vjeç të pranishëm në klasifikim, gjë që mund të sinjalizojë një ndryshim të tendencës në renditje.

Serena Williams, Roger Federer dhe Tom Brady tashmë janë tërhequr nga sporti, ndërsa Ronaldo, LeBron James, Tiger Woods dhe tre atletë të tjerë 39 vjeç ose më shumë mund të mos jenë larg tërheqjes nga sporti.

Më poshtë klasifikimi i plotë i 50 atletëve më të paguar në botë

1 | Cristiano Ronaldo

Sporti: Futboll

Fitimet totale: 260 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 200 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 60 milionë dollarë

2 | Jon Rahm

Sporti: Golf

Fitimet totale: 218 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 198 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 20 milionë dollarë

3 | Lionel Messi

Sporti: Futboll

Fitimet totale: 135 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 65 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 70 milionë dollarë

4 | LeBron James

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 128,2 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 48,2 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 80 milionë dollarë

5 | Giannis Antetokounmpo

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 111 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 46 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 65 milionë dollarë

6 | Kylian Mbappé

Sporti: Futboll

Fitimet totale: 110 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 90 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 20 milionë dollarë

7 | Neymar

Sporti: Futboll

Fitimet totale: 108 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 80 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 28 milionë dollarë

8 | Karim Benzema

Sporti: Futboll

Fitimet totale: 106 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 100 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 6 milionë dollarë

9 | Stephen Curry

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 102 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 52 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 50 milionë dollarë

10 | Lamar Jackson

Sporti: Futboll amerikan

Fitimet totale: 100,5 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 98,5 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 2 milionë dollarë

11 | Joe Burrow

Sporti: Futboll amerikan

Fitimet totale: 100 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 96 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 4 milionë dollarë

12 | Kevin Durant

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 93,3 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 47,8 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 45,5 milionë dollarë

13 | Shohei Ohtani

Sporti: Bejsboll

Fitimet totale: 85,3 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 25,3 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 60 milionë dollarë

14 | Canelo Alvarez

Sporti: Boksier

Fitimet totale: 85 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 75 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 10 milionë dollarë

15 | Patrick Mahomes

Sporti: Futboll amerikan

Fitimet totale: 84,4 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 59,4 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 25 milionë dollarë

16 | Anthony Joshua

Sporti: Boksier

Fitimet totale: 83 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 75 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 8 milionë dollarë

17 | Max Verstappen

Sporti: Formula 1

Fitimet totale: 81 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 76 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 5 milionë dollarë

18 | Aaron Rodgers

Sporti: Futboll amerikan

Fitimet totale: 80,8 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 71,8 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 9 milionë dollarë

19 | Rory McIlroy

Sporti: Golf

Fitimet totale: 80,1 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 35,1 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 45 milionë dollarë

20 | Justin Herbert

Sporti: Futboll amerikan

Fitimet totale: 78,7 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 67,7

Fitimet jashtë fushe: 11 milionë dollarë

21 | Lewis Hamilton

Sporti: Formula 1

Fitimet totale: 69 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 57 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 12 milionë dollarë

22 | Nick Bosa

Sporti: Futboll amerikan

Fitimet totale: 68 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 66,5 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 1,5 milionë dollarë

23 | Tiger Woods

Sporti: Golf

Fitimet totale: 67,2 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 12,2 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 55 milionë dollarë

24 | Kirk Cousins

Sporti: Futboll amerikan

Fitimet totale: 62,5 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 60 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 2,5 milionë dollarë

25 | Klay Thompson

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 62,3 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 43,3 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 19 milionë dollarë

26 | Damian Lillard

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 61,9 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 45,9 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 16 milionë dollarë

27 | Erling Haaland

Sporti: Futboll

Fitimet totale: 61 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 46 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 15 milionë dollarë

28 | Max Scherzer

Sporti: Bejsboll

Fitimet totale: 59,9 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 58,9 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 1 milionë

29 | Scottie Scheffler

Sporti: Golf

Fitimet totale: 59,2 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 39,2 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 20 milionë dollarë

30 | Joel Embiid

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 57,7 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 47,7 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 10 milionë dollarë

31 | Jimmy Butler

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 57,5 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 45,5 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 12 milionë dollarë

32 | Nikola Jokic

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 56,1 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 48,1 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 8 milionë dollarë

33 | James Harden

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 55,8 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 35,8 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 20 milionë dollarë

34 | Luka Doncic

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 55,1 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 40,1 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 15 milionë dollarë

35 | Bradley Beal

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 54,3 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 46,8 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 7,5 milionë dollarë

36 | Chris Jones

Sporti: Futboll amerikan

Fitimet totale: 54,1 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 53,1 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 1 milionë

37 | Kawhi Leonard

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 53,7 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 45,7 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 8 milionë dollarë

38 | Mohamed Salah

Sporti: Futboll

Fitimet totale: 53 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 35 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 18 milionë dollarë

39 | Paul George

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 52,7 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 45,7 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 7 milionë dollarë

40 | Sadio Mané

Sporti: Futboll

Fitimet totale: 52 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 48 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 4 milionë dollarë

41 | Brian Burns

Sporti: Futboll amerikan

Fitimet totale: 51,7 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 51,5 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 0,2 milionë dollarë

42 | Tyson Fury

Sporti: Boksier

Fitimet totale: 50 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 42 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 8 milionë dollarë

43 | Cameron Smith

Sporti: Golf

Fitimet totale: 48 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 44 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 4 milionë dollarë

44 | Trae Young

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 47,3 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 40,3 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 7 milionë dollarë

45 | Deshaun Watson

Sporti: Futboll amerikan

Fitimet totale: 47 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 46 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 1 milionë

46 | Rashan Gary

Sporti: Futboll amerikan

Fitimet totale: 46,8 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 46,5 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 0,3 milionë dollarë

47 | Anthony Davis

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 46,2 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 41,2 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 5 milionë dollarë

48 | Zion Williamson

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 46,1 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 34,1 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 12 milionë dollarë

49 | Jayson Tatum

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 45,9 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 32,9 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 13 milionë dollarë

50 | Devin Booker

Sporti: Basketboll

Fitimet totale: 45,2 milionë dollarë

Fitimet në fushë: 36,2 milionë dollarë

Fitimet jashtë fushe: 9 milionë dollarë