Të tjera
Sportistët do të testohen çdo ditë gjatë Lojërave Olimpike “Tokio 2020”
Kur kanë mbetur edhe 86 ditë deri në hapjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), Komiteti Organizativ i Tokios për Lojërat Olimpike Tokio 2020, Qeveria Metropolitane e Tokios dhe Qeveria e Japonisë, kanë ranë dakord sot për masat e vëna për të siguruar organizimin e sigurt të Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Të pesë palët do të vazhdojnë të mbështesin masat ndaj Covid 19, në mënyrë që të vendosin sigurinë më të lartë për hir të të gjithë pjesëmarrësve, përfshirë sportistët dhe popullin japonez, që do të jenë mikpritës të Lojërave.
Me këtë rast, KON ka publikuar edhe verzionin e dytë të udhëzuesit, të cilin duhet ta ndjekin pjesëmarrësit për t’u mbrojtur nga Covid 19.
Më poshtë mund të gjeni udhëzimet e publikuara sot:
– Të gjithë pjesëmarrësve u kërkohet të marrin dy teste Covid 19 para fluturimit për në Japoni.
– Në parim, sportistët dhe të gjithë ata që janë në afërsi me sportistët do të testohen çdo ditë për të minimizuar rrezikun e rasteve pozitive të pazbuluara, të cilat mund të transmetojnë virusin. Datat dhe oraret do të përcaktohen në përputhje me garat dhe orarin sportiv.
– Të gjithë pjesëmarrësit e tjerë do të testohen çdo ditë për tri ditë pas mbërritjes së tyre në Tokio. Pas tri ditëve të para dhe gjatë gjithë qëndrimit të tyre, ata do të testohen, bazuar në natyrën operacionale të rolit të tyre dhe nivelit të kontaktit me sportistët.
– Të gjithë pjesëmarrësit, në parim, duhet të ndjekin vetëm aktivitetet që ata kanë përshkruar në planin e tyre të veprimtarisë. Ata duhet të minimizojnë kontaktin brenda një metri nga pjesëmarrësit e Lojërave që kanë qenë tashmë në Japoni për më shumë se 14 ditë dhe banorët rezidentë japonezë.
– Të gjithë pjesëmarrësit në parim duhet të ushqehen vetëm në vende të kufizuara, ku ekzistojnë masat anti-Covid 19, përfshirë hotelet në vendet e Lojërave, restorantin dhe dhomat e tyre, duke përdorur shërbimin në dhomë ose shpërndarjen e ushqimit.
– Kontaktet e ngushta përcaktohen ato që kanë kontakte të zgjatura (15 minuta e më shumë) me një person brenda një metre, e i cili është konfirmuar një herë pozitiv, kurse kontakti bëhet pa e mbajtur maskën në fytyrë. Kjo është veçanërisht e aplikueshme kur një kontakt i tillë ndodh në hapësira të mbyllura, siç janë dhomat e hotelit ose makinat. Rastet do të konfirmohen nga autoritetet shëndetësore japoneze.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë