Shkurt.ch
Spiunazh ekonomik në dëm të Zvicrës
Personi i inkriminuar kishte punuar në fushë të informatikës në kuadrin e shërbimit informativ
Një punëtor i shërbimit informativ federal të Zvicrës ka provuar t`i shiste jashtë vendit të dhënat e vjedhura të punëdhënësit të tij (shtetit zviceran).
Prokuroria Federale e konsideron këtë zhvillim si rast të rëndë të spiunazhit ekonomik që shkon në dëm të Zvicrës.
Të dhënat në fjalë kanë qenë të destinuara për të rrezikuar sigurinë e Zvicrës, ka thënë kryeprokurori federal, Michael Lauber për mediet zvicerane. Personi i inkriminuar kishte punuar në fushë të informatikës në kuadrin e shërbimit informativ. Në fillim të verës që shkoi, ai kishte vjedhur të dhënat e përmendura, në një vëllim të madh.
Ndonëse rastet e dështimeve në fushë të sigurisë, sikur ky i fundit sensibilizojnë me të madhe opinionin, mashtruesit gjithmonë gjejnë një zbrazësirë për të kryer punën e tyre, ka thënë për radion DRS eksperti i sigurisë IT, Cornel Furrer.
Njoftimet më të reja flasin për atë se banka UBS ka meritat për zbulimin e kësaj afere spiunazhi. Sipas këtyre njoftimeve, drejtori i Shërbimit, Seiler ka qenë i njoftuar me kohë për zbulimin por nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura.
Nga ana tjetër, ministri i mbrojtjes, Ueli Maurer ka marrë në mbrojtje z. Seiler.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve