Kosova
Spitali Kubati, lider në oftalmologji edhe gjatë vitit 2024
Viti 2024 ka shënuar një vit të rëndësishëm për Spitalin Kubati, i cili ka vazhduar të ofrojë shërbime shëndetësore të kualitetit të lartë për pacientët. Spitali Kubati ka arritur të realizojë objektiva të rëndësishme gjatë vitit që lamë pas, duke përfshirë modernizimin e infrastrukturës, avancimin e shërbimeve, trajtimin e një numri të konsiderueshëm pacientësh dhe po ashtu përkrahjen për gjeneratat e reja në fushën e oftalmologjisë. Me fokus të veçantë vazhdimin e përkrahjes së gjeneratave të reja duke u siguruar atyre specializimin në Oftalmologji, metodë kjo për të investuar në mjekët e rinj dhe për t’u dhënë atyre mundësi që të zhvillohen në vendin e tyre.
Këtë vit me specializime vazhdohet me gjeneratën e katërt ku specializimi iu është siguruar Dr. Shend Ajeti. Gjithashtu, këtë vit Spitali Kubati ka hapur edhe VetLab, i vetmi ne rajon, i cili iu mundëson mjekëve të rinj punën praktike, pra realizimin e intervenimeve në një laborator me standard. Aktualisht, VetLab është vetë për shërbim të brendshëm, duke iu ofruar shërbim të gjithë mjekëve të rinj të Spitalit Kubati, dhe ku ata mund të praktikojnë intervenimet e ndryshme nën mentorimin e stafit profesional të Spitalit Kubati.
Një e arritur shumë e rëndësishme gjatë vitit 2024, pa dyshim është edhe investimi në aparaturat më të avancuara të kohës për trajtime laserike dhe ato diagnostike. Më konkretisht, gjatë vitit 2024, Spitali Kubati është pajisur me laserin Schwind Amaris 1050rs dhe MS39, e gjithë kjo që të sigurohet trajtim më i sigurt dhe i rehatshëm për të gjithë pacientët.
Shërbime dhe trajtime të avancuara
Edhe gjatë vitit 2024, Spitalit Kubati, ka vazhduar të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë, e po ashtu ka avancuar dhe zgjeruar shërbimet oftalmologjike, duke përfshirë:
Konsulta dhe diagnoza të avancuara për individët me probleme të syve, duke përfshirë kontrolle të rregullta dhe trajtime për sëmundje të ndryshme të syve, si glaukoma, katarakta, problemet e syze të shkaktuara nga diabeti, retinopatia dhe sëmundje të tjera të lidhura me moshën.
Kirurgji të avancuara për trajtimin e kushteve të ndryshme të syve, përfshirë implantimin e thjerrëzave Premium me shumë fokuse, kirurgjinë e kataraktit, ndërhyrjet për sëmundje të retinës dhe kirurgjinë laser për trajtimin e problematikave të shikimit.
Trajtimet për sëmundje të rralla të syve, duke përfshirë trajtimin e sëmundjeve autoimune, uveiteve dhe infeksioneve të syve që kërkojnë një kujdes të veçantë.
Këto teknologji kanë mundësuar një trajtim më të shpejtë dhe më efikas, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe duke rritur kënaqësinë e pacientëve.
Trajnimi dhe zhvillimi i stafit mjekësor
Spitali ka investuar gjithashtu në trajnimin e stafit të tij mjekësor, duke mundësuar përditësimin e njohurive dhe aftësive të tyre me teknikat dhe teknologjitë më të fundit. Stafi ka marrë pjesë në kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare me punimet e tyre duke paraqitur raste e teknika specifike, poashtu duke u njohur me zhvillimet e fundit në fushën e oftalmologjisë. Kjo ka kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimin e përvojës së pacientëve.
Edukimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i punës së Spitalit të Syve gjatë vitit 2024 ka qenë edukimi dhe ndërgjegjësimi i pacientëve dhe komunitetit në lidhje me shëndetin e syve. Spitali ka zhvilluar fushata ndërgjegjësuese për të informuar popullatën për rëndësinë e kontrolleve të rregullta të syve dhe për mundësitë që ekzistojnë për trajtimin e sëmundjeve të syve. Programet edukative janë realizuar në formën e video-publikimeve dhe materialeve informuese.
Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës dhe mjedisit të spitalit
Në vitin 2024, spitali ka investuar gjithashtu në përmirësimin e kushteve të infrastrukturës dhe mjedisit të spitalit, duke siguruar ambiente më komode dhe më të sigurta për pacientët. Kjo ka përfshirë zgjerimin e hapësirave të pritjes, rinovimin e dhomave të operacionit dhe modernizimin e ambienteve të tjera të spitalit për të siguruar një shërbim të shpejtë dhe të rehatshëm.
Rritja e numrit të pacientëve dhe shtrirja e shërbimeve
Në vitin 2024, Spitali i Syve ka parë një rritje të numrit të pacientëve të cilët kanë kërkuar trajtim dhe shërbim, duke reflektuar besimin e shtuar të popullatës
Spitali Kubati mbetet i përkushtuar që të vazhdojë të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë dhe të jetë sa më afër të gjithë pacientëve.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati Të premten në mëngjes, policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden ndaloi shtatë automjete me borë në çati...
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?
-
Zvicër: A do të bëhet diçka më e lirë në 2025?